Në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara dyqanet janë vënë në garë me njëri-tjetrin se kush ul më shumë çmimet për këtë. Po sa njihet në Shqipëri e premtja e zezë?
“Unë nuk hasa në ulje. Kjo është më shumë një traditë Europiane, që në Shqipëri nuk ka hyrë ende, por kishte disa dyqane që kishin ulje. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë të ulen çmimet për të “premten e zezë”. Ishte e reflektuar shumë pak”, shprehen qytetarët.
Pavarësisht sezoneve e festave, dyqanet në Tiranë mbajnë të varura tabelat që tregojnë ulje të çmimeve. Po sipas qytetarëve këto oferta në dukje, nuk përputhen me zbritjen reale të produkteve.
“Çmimet janë shumë shtrenjtë, të paktën krahasuar me jashtë. Me ato oferta që kemi në dyqane i bie që çmimi ka qenë i papërballueshëm dhe ka shkuar në një çmim që mbetet po i papërballueshëm. Për shtresën e mesme ato çmime shumë herë janë të pakapshme”, thonë qytetarët.
Ky parashikohet që të jetë viti me uljet më të mëdha të ndodhura ndonjëherë për “Të premten e zezë”, por edhe viti i shpenzimeve më të mëdha. Vetëm në Britani, parashikimet janë që në katër ditë të shpenzohen rreth 8 miliardë paund, një shifër më e lartë se ajo e vitit të kaluar. Ndërsa në SHBA kjo shifër pritet të shkojë në 20 miliardë dollarë.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO










