'Early Spring' sekuestron farë 
kanabisi, 18 në pranga/ Emrat

SHKODËR-Sot është mbyllur një operacion i gjerë antikanabis në Shkodër që rezultoi me zbulimin e parcelave, rrënjës dhe për herë të parë dhe farës së bimes së drogës.

Në pranga kanë kryesisht kultivues, banorë të fshatrave Omaraj, Plan, Pog e Mgullë, u sekuestruan armë si dhe bima e kanabisit.

Ndër të arrestuar bien në sy mbiemrat ku rezulton se disa janë pjestarë të së njëjtës familje, një efektiv të Forcave Speciale si dhe dy kryepleq.

Operacioni i koduar "Early Spring"  ka zgjatur për një periudhë 10 mujore, dhe është përmbyllur në kuadër të një hetimi të zhvilluar në mënyrë të përbashkët nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
 
Në operacionin e zhvilluar dje për arrestimin e tyre u angazhuan 125 policë  të D.V.P. e F.N.Sh Shkodër.

Synimi ka qenë i përqëndruar në dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike.

Drejtoria e Policise Shkoder thekson se gjatë këtij hetimi në periudha të ndryshme janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, materialet e mëposhtme:

• 31.140 rrënjë kanabis
• 150 kilogramë kanabis 
• 330 gram fare bime narkotike cannabis sattiva
• 9 automjete.
• 22 telefona celularë
• Një mitroloz model 56 kalibri 7.62 mm
• Dy automatikë model 56 kalibri 7.62 mm.
• Dy armë zjarri pistoletë.
• Një sasi fishekësh .
 
[gallery]21259[/gallery]

Të arrestuarit janë:

1. Ardian Loci, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i dyshuar se dekonspironte aksionet policore. Ky i dyshuar është ndaluar nga SHÇBA.

2. Dritan Lisaj, 39 vjeç, banues në fshatin Mgullë dhe kryeplak i këtij fshati.
 
3. Gjin Lushi, 61 vjeç, banues në fshatin Xhan dhe kryeplak i këtij fshati.

4. Ndoc Papshaj, 52 vjeç, banues në fshatin Kir.
 
5. Gjovalin Gravilaj, 45 vjeç, banues në Plan Gjuraj.
 
6. Llesh Qeftaj, 49 vjeç, banues në Omaraj.

7. Emiljan Qeftaj, 23 vjeç, banues ne Omaraj.
 
8. Nikë Qeftaj, 20 vjeç, banues në Omaraj.
 
9. Rinaldi Qeftaj, 22 vjeç, banues ne Omaraj.

10. Dedë Koçeku, 47 vjeç, banues në fshatin Pog.
 
11. Gezim (Gjin) Çakaj, 48 vjeç, banues ne Omaraj.
 
12. Benard Bungaja, 25 vjeç, banues në fshatin Plan.
 
13. Gjon Ndresaj, 29 vjeç, banues në fshatin Pog.
 
14. Mentor Bungaja, 30 vjeç, banues në fshatin Plan.

15. Mark Bashi, 40 vjeç, banues në fshatin Mgullë.
 
16. Nikë Bashi, 43 vjeç, banues në fshatin Mgullë.
 
17.Ndokë Bregu, 63 vjeç, banues në Xhan.
 
18.Fatmir Ara, 27 vjeç, në banues në Tiranë.

Gjithashtu po punohet per kapjen e disa personave te tjerë të shpallur në kërkim, gjeneralitetet e te cilëve nuk bëhen të ditur për shkaqe të hetimit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre