Komisioni Ekonomisë ka miratuar ndryshimet në ligjin për Bankën e Shqipërisë, duke hequr nenin ku parashikohej që Guvernatori i Bankës duhet të jetë me shtetësi shqiptare. Kryetari i komisionit, Erjon Braçe tha se ky ndryshim nuk favorizon shtetasit e huaj, por ata shqiptarë që për arsye të ndryshme janë detyruar të marrin shtetësi tjetër. Duke lënë të kuptohet se Guvernatori i ri, pritet të zgjidhet një personalitet i njohur shqiptar që punon në sistemin ndërkombëtar financiar.
“Kjo është vetëm në ligjin për Bankën e Shqipërisë. Prandaj do e bejme njëlloj me Kushtetutë. Ky ligj nuk synon që të favorizojë shtetas të huaj për anëtarë të Këshillit Mbikqyres, por ky ndryshim mund të favorizojë shqiptaret që për shkak të emigracionit nuk kanë kombësinë shqiptare”, deklaroi Braçe, ndërsa theksoi se në komisionin që ai drejton nuk ka ardhur asnjë kandidature e huaj.
Banka e Shqipërisë aktualisht vazhdon të mos ketë Guvernator të ri, pritet që propozimi të vijë këtë javë nga presidenti Bujar Nishani.
29 deputetë socialistë dërguan pesë ditë më parë në Kuvend nismën për të ndryshuar ligjin, duke propozuar që të bëhet shfuqizimi i fjalëve “shtetas të Republikës së Shqipërisë” në ligjin e Bankës së Shqipërisë. Gjithashtu në draftin e paraqitur propozohet që shtetësia shqiptare të mos jetë kusht as për anëtarët e Këshillit Mbikqyrës.
Propozimi i 29 deputetëve të PS-së ku kërkohet, shfuqizimi i fjalëve “shtetas të Republikës së Shqipërisë”, në pikën 3, të nenit 44, të ligjit për Bankën e Shqipërisë. Kushtetuta e Shqipërisë, në nenin 161, pika 2, përcakton: “Banka e Shqipërisë drejtohet nga një këshill, i cili kryesohet nga Guvernatori. Guvenrnatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhje. ”
Neni 44, pika 3, e ligjit për Bankën e Shqipërisë përcakton: “Kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës duhet të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë, persona që gëzojnë ndershmërinë dhe pastërtinë morale “.
“Në kushtet kur, Kushtetuta nuk përcakton si kriter për zgjedhjen e Guvernatorit apo anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, shtetësinë shqiptare, atëherë nuk ka pse ky kufizim të jetë në ligj”, deklaroi Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe. Sipas Braçes tashme çdo shqiptar mund te kandidoje per Guvernator te BSH-se.
Referuar Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi është i vetmi organ që ka si tagër të vetën plotësimin e kuadrit ligjor sipas formës dhe përmbajtjes që i takon ç’do organi ose institucioni që do të ushtrojë veprimtarinë e vet në një shtet të së drejtës. Qëllimi i këtij propozimi është pikërisht harmonizimi i dispozitës përkatëse ligjore, nenit 44 të ligjit, me dispozitën konkrete Kushtetutese, nenin 161 të Kushtetutës. Ky projektligj nuk ka efekt finaciar që ndikon në buxhetin e shtetit.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO