Prindërit e saj e kanë përshkruar si një "gëzim nga qielli".
 
Charlotte do të mbush në datën 2 maj  plot 2 vjeç, dhe për vajzën e madhe të Dukeshës së Kembrixh dhe prince Harry po organizohet  një super party.
 
Teksa Pippa Middleton po planifikon martesën e saj, e motra Kate nuk mund të jetë me të në këto memente pasi po organizon festën e ditëlindjes për vajzën e saj.

Sipas planifikueses, në festë priten të ketë kukulla si Pokemon, ushqimi do të shpërndahet në formën e një pikniku, si dhe do të ketë lojëra të shumta për fëmijët e ftuar. Ajo shprehet se mosha dy vjeçare është e duhura për të kuptuar se çfarë po ndodh dhe për të shijuar të gjithë festën.
 
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë kërkuar që festa të  zgjasë aq sa fëmijët dëshirojnë dhe t'u ofrojnë atyre sa më shumë dashuri.
 
Vogëlushja i adhuron kafshët, kështu që nuk përjashtohet mundësia që në festën e saj të jetë të pranishëm edhe kafshët e saj të preferuar si lepuj, qingja, pula etj. 

[gallery]22049[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)