Konfirmimi i ligjit të Vetingut në përputhje me Kushtetutën dhe konventat evropiane, fillimisht nga Komisioni i Venecias dhe më pas nga Gjykata Kushtetues, ka legjitimuar vendosjen e një lloji EULEX-i në Shqipëri, me anë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Nëse Kushtetuta e re, për shkak të këmbënguljes së Partisë Demokratike, përgjithësoi dhe kufizoi rolin e ONM, ligji i Vetingut ka detajuar kompetencat e këtij organi ndërkombëtar, i cili do të marrë në dorë dosjet e 800 prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Kështu, për herë të parë, një strukturë e tillë ndërkombëtare, e përbërë nga prokurorë dhe gjyqtarë të huaji, me jo më pak se 15 vjet eksperiencë, do të hetojë në mënyrë shteruese veprimtarinë e 800 njerëzve të drejtësisë, por edhe praktikat korruptive të politikës.
Hetuesit e huaj do të kenë akses të pakufizuar në dosjet e njerëzve të drejtësisë, do të marrin çdo dokument të nevojshëm nga institucionet e huaja dhe ato ndërkombëtare, do të hetojnë si dhe do të propozojnë, rast pas rasti, largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga sistemi, në bazë të gjetjeve.
Hetimi nga të huajit
Vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët do të emërohen nga ONM në radhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve të huaj, do të hetojnë dhe vlerësojnë të gjitha faktet dhe rrethanat e nevojshme për procedurën e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Gjithashtu, sipas nenit 45 pika 2 të ligjit të Vetingut, gjatë hetimit, vëzhguesi ndërkombëtar mund të kërkojnë informacion nga çdo subjekt i së drejtës publike. Ata kanë të drejtë të administrojnë dokumentet që vërtetojnë veprime, fakte, cilësi ose një situatë subjektive të nevojshme për realizimin e hetimit.
Ligji për Vetingun, në pikën 3 të nenit 33, parashikon gjithashtu që ILDKPKI-ja mundëson akses të plotë për vëzhguesit ndërkombëtarë, që të kërkojnë informacione, të konsultojnë, të kopjojnë dhe të hetojnë deklarimet e pasurive të paraqitura të prokurorëve dhe gjyqtarëve ose personat e lidhur me të, si dhe çdo dokumentet shoqërues.
Vëzhguesi ndërkombëtarë kanë po ashtu të drejtë të kërkojë që Komisioni ose Kolegji i Apelimit të marrë në shqyrtim prova ose të paraqesë prova të marra nga organet shtetërore, entitetet e huaja ose personat privatë, pro ose kundra gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë të drejtën të marrin të gjithë informacionet menjëherë, të dhënat për persona dhe dokumentet e nevojshme, me qëllim monitorimin e procesit të rivlerësimit në të gjitha nivelet dhe fazat.
Fati i gjyqtarëve dhe prokurorëve
Prokurorët dhe gjyqtarët nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët do të emërohet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, do të ndikojnë në fatin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, me anë të paraqitjes së provave, por edhe mendimeve të tyre.
Konkretisht, gjetja, e paraqitur në formën e një deklarate, dokumenti ose raporti të dhënë nga vëzhguesi ndërkombëtar përbën provë që dëshmon një fakt, rrethanë ose standard ligjor, i cili ekziston ose ka ndodhur. Komisioni ose Kolegji i Apelimit e çmon gjetjen si të barasvlershme me mendimin e dhënë nga një ekspert.
Refuzimi i gjetjes bëhet vetëm me vendim të arsyetuar të Komisionit ose të Kolegjit të Apelimit. Ndërkaq, vëzhguesit ndërkombëtar mund të japin edhe mendime. N
jë mendim me shkrim i dhënë nga vëzhguesit ndërkombëtarë konsiderohet një përfundim i dhënë për një rrethanë konkrete gjatë procesit të rivlerësimit ose që rezulton nga faktet në çështje të veçanta. Mendimi mund të ndikojë në vendimmarrjen e Komisionit ose të Kolegjit të Apelimit, por nuk ka vlerën e provës.
Refuzimi i kërkesës së vëzhguesit ndërkombëtar për të marrë prova bëhet me vendim të arsyetuar të Komisionit ose të Kolegjit të Apelimit, duke argumentuar shkaqet e refuzimit.

dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO