Ish-deputeti Edmond Spaho ka ripostuar një foto të një flete votimi ku një demokrat ka shprehur haptazi indinjatën ndaj Berishës duke përdorur një shprehje fyese për Flamur Ndokën. Konkretisht, votuesi i ka shkruar “Të q*fsha Mul Nokën!”
Spaho thotë se shqetësimi s’duhet të jetë mungesa e etikës, por pse “delet vazhdojnë si qorra pas një ramizisti.” Në fund, ai shpreh keqardhjen për vitet me shërbim “me pasion e ndershmëri” kundrejt kryetarit të PD.
“Për të gjithë ju që në komente shani e mallkoni: jeni për të ardhur keq! Nuk është fjala e këtij demokrati që duhet t'ju revoltojë për mungesën e etikës dhe timen që e botoj. Shqetësimi i vërtetë duhet të jetë që si është e mundur që edhe pas këtyre "votimeve" delet vazhdojnë si qorra pas një ramizisti. Por delet ngelen dele!
Nuk më vjen keq për vitet që më shkuan kot, tha një i mençur, më vjen keq kur shoh se kujt i paskam shërbyer me aq shumë pasion e ndershmëri”, shprehet Spaho.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në PD/ Demokratët refuzojnë Berishën, shkruajnë emrin e Salianjit në fletë! Ish-deputeti: Manipuluan shifrat, kanë votuar 1.898 anëtarë (FOTOT)










