Ilir Vrenozi ka kritikuar referendumin e PD për Sali Berishën, ndonëse partia deri më tani e ka quajtur “garë” procesin ku nuk ka asnjë kandidat tjetër veç kryetarit.

Vrenozi thotë se nuk ka votuar pasi “nuk do të kthehet komunizmi”, madje më mirë do të ishte që votimet mos të bëheshin fare sesa procesi të vijonte në këtë rrugë. Demokrati thotë se është “ulje” për çdo të djathtë që voton sot pasi procesi s’ka lidhje me demokracinë.

“Mirmëngjes o bir, shëndetin të kemi ne që s’kemi lekë, themi që hajde shëndeti, se lekët shkojnë e vijnë. Unë jam i djathtë, mos thuaj demokrat, se demokrat mund të bëhet edhe një socialist, se i djathtë lind edhe kur lind ke disa parime. Ti sot mund ta thuash me shaka që ‘Vrenoz pse nuk je aty edhe pse nuk votove’, por Vrenozi është i djathtë edhe nuk e do komunizmin dhe kur nuk ka garë, Vrenozi nuk voton.

Kur votova Lulin ishin 4-5 veta. Edhe tani mos kërko nga Vrenozi të votojë kur në listë është vetëm një emër, të lutem, se më ofendon. Unë doktorin e kam xhan, kam 35 vite që e ndjek, por unë për të respektuar gjakun tim, njerëzit e nënës që kanë vdekur në biruca, për gjakun e tyre i respektoj, nuk dua të kthehet, në thonjëza, komunizmi, se më duket se do bie faj po vajta aty. Për mua më mirë mos të bëheshin votimet, sesa të quhen votime këto.

Unë jam tjetër markë, unë anoj nga e djathta edhe unë s’e shpërdoroj votën. Unë kë të votoj, doktorin Saliun apo Berishën? Unë e dua doktorin. Ne themi nuk ka tjetër, sa thua nuk ka tjetër nuk ka parti. Unë s’dua të flas more, edhe deputetë më thonë që e ka pronë private more. Unë pse ta mbyll veten që të shkoj të votoj? Unë e quaj ulje për çdo njeri të djathtë që të vejë të votojë sot. Ne duam garë, por ku është gara more biri i nënës? Unë mendoj se ky votim i sotëm vulos Ramën në 2027 edhe 2029, absolutisht. Nuk mjafton të vish në pushtet.

Unë e kam thënë që në 2023 nuk vijmë dot në pushtet. Unë kur të mbyllet në orën 18:00 do trishtohem, se nuk ka lidhje me demokracinë e të djathtës këto zgjedhje. Unë kam bërë një status që më mirë mos të bëhen fare zgjedhjet, do ishte më e ndershme. Edi Rama po fiton çdo zgjedhje, ne nuk dimë ku kemi kokën. Vetëm një shans ka Berisha për mua, në 30 maj ku është Kuvendi Kombëtar, ta pastrojë edhe ta qelizojë të gjithë kryesinë, edhe aty nuk duhet të ketë humbës. Hiqi të vijnë të rinj, këta e kanë postin privat more vëlla, unë s’e marr vesh”, shkruan Vrenozi.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në PD/ Demokratët refuzojnë Berishën, shkruajnë emrin e Salianjit në fletë! Ish-deputeti: Manipuluan shifrat, kanë votuar 1.898 anëtarë (FOTOT)