Ka startuar sot festa e pices për herë në Tiranë. Picajol nga Napoli kanë ardhur në Shqipëri për të prodhuar pica me produkte bio shqiptare.
Qëllimi i kësaj feste është promovimi i produkteve bio të vendit, ashtu siç është edhe nisma e Ministrisë së Bujqësisë "Prodho,Tregeto dhe Konsumo Shqip". Por që picat të jenë të përgatitura sa më mirë, ministria e Bujqësisë ka bashkëpunuar me 'Vera Pizza Napolitane', për të sjell picajolët më të mirë të Italisë.
E instaluar pranë Piramidës, në çadrat e festës së picës do keni mundësi jo vetëm të shijoni picat më të mira, por edhe të mësoni sesi përgatitet një picë.
Qytetarë të shumtë të nxitur nga kureshtja sesi do të jetë pica, nuk kanë ngurruar pa e provuar një të tillë. Festa e picës do të jetë e hapur deri në 30 nëntor nga ora 11 e mëngjesit deri në orën 23.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO