Një aplikacion i ri i Apple do pamundësojë vjedhjen e telefonave Iphone. "Find my iPhone" quhet aplikacioni i cili së shpejti mund të funksionojë edhe kur telefoni është i fikur, duke lejuar gjithsesi lokalizimin e pajisjes.

Aktualisht, funksioni "Find my iPhone" shfaq pozicionin e pajisjes në një hartë, por funksioni duhet të aktivizohet përpara se të humbasim telefonin.

Gjithsesi, në rast se na e vjedhin telefonin, ky funksion mund të çaktivizohet duke hequr kartën SIM ose duke e fikur telefonin, por Apple me sa duket ka gjetur një zgjidhje edhe për këtë problem.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com