Sipas revistën 'Forbes', njeriu më i pushtetshëm i botës është presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe në vend të dytë vendoset presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump.

'Forbes' shkruan për Putin se ka arritur ta shtrijë influencën e Rusisë në çdo cep të botës. Për Putin ky është viti i katërt që merr këtë çmim.

Ndërkohë, për presidentin e ardhshëm të SHBA-ve që do ta marri detyrën muajin e ardhshëm, revista shkruan se ka të dyja dhomat e Kongresit në anën e tij si dhe pasuri shumë të madhe.

Vendi i tretë në këtë listë i ka shkuar Kancelares Angela Merkel, e cila deklaroi se do të kandidonte edhe për një  mandat tjetër në krye të shtetit Gjerman.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com