'Gërdeci', 18 familje të viktimave:
Të rihetohet ish-ministri Mediu

'Gërdeci', 18 familje të viktimave:<br />Të rihetohet ish-ministri Mediu
TIRANË - Përfaqësues të 18 familjeve të viktimave të Gërdecit kërkojnë rihapjen e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Dy përfaqësuesit ligjorë të familjave të viktimave të Gërdecit, avokatët Dorian Matlija dhe Andi Kananaj me anë të një shkrese zyrtare, i bënë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, që të rinisë veprimet ndaj ish-ministrit Mediu, të cilat në vitin 2009 u ndërprenë dhe ndaj tij u pushua çështja.

“Lidhur me veprimet ose mosveprimet e ish-ministrit të Mbrojtjes dhe humbjes së paligjshme të jetës së viktimave është e mundur ekzistenca e një lidhjeje organike. Ministri i asokohe, Mediu, sipas legjislacionit, është drejtuesi më i lartë i strukturave ushtarake në kohë paqeje dhe se për çdo akuzë që ngrihet ndaj eksponentëve të lartë të dikastereve, ashtu duhet të hetohet dhe gjykohet edhe shkalla e përfshirjes së çdo zyrtari tjetër, përfshirë këtu edhe ministrin e Mbrojtjes si urdhërdhënësi kryesor dhe; për arsye të një hetimi të plotë e të gjithanshëm, përkrah gjykimit të 29 të pandehurve të Gjykatën e Apelit Tiranë, duhet të gjykohet paralelisht edhe ministri për akuzat e ngritura, lidhjen me akuzat e tjera dhe mundësinë e ngritjes së akuzave të reja”, vijon më tej kërkesa e familjatëve të viktimave të 15 marsit 2008.

Duke rikërkuar hapjen e hetimeve për Fatmir Mediun, në kërkesën drejtuar kreut të Akuzës thuhet ndër të tjera, se "Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur akuza në lidhje me humbjen e jetëve për disa nga drejtuesit e dikastereve që kanë pasur për detyrë të mbikëqyrin procesin".

Fatmir Mediu, ishte njëri nga 30 të akuzuarit për çështjen e Gërdecit, por për shkak të detyrës së tij, si Ministër i Mbrojtjes, çështja u veçua në Gjykatën e Lartë, ndërsa më pas çështja u pushua. Megjithëse familjarët kërkuan rihapjen e hetimeve, kjo nuk ndodhi, ndërsa nuk morën asnjë përgjigje nga Prokuoria e Përgjithshme.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Zvicra zbret Italinë nga 'froni' i Evropës, e mposht 2-0 në fazën e 1/8 në Berlin! Granit Xhaka titullar me shiritin e kapitenit

Euro 2024/ Zvicra zbret Italinë nga 'froni' i Evropës, e mposht 2-0 në fazën e 1/8 në Berlin! Granit Xhaka titullar me shiritin e kapitenit