SHBA - ‘Google’ ka njoftuar se së shpejti do të lançojë orët e dorës të cilat do të kenë një sistem operativ për të lehtësuar jetën e njerëzve në aktivitetet e tyre të përditshme.
I krijuar rishtazi orët e ‘Google’ në sistemin e saj do të kenë të gjithë informacionet që zotëron rrjeti më i madh i kërkimit në internet, me qëllim që kjo ky sistem i ri operativ të jetë sa më funksionale për përdoruesit e saj. Në fakt do të jenë 4 risitë që do të sjellin orët e ‘Google’.
Së pari , orët duke përdorur sistemin ‘Android’ do të jenë në gjendje të japin përgjigje të gjitha pyetjeve që do t’i bëhen përmes së folurit, duke përdorur të dhënat që të ofron vetë ‘Google’. Së dyti , orët do të ofrojë edhe axhendën e për lajmërime personale duke ju rikujtuar përdoruesve informacione rreth takimeve të rradhës që mund të kenë.
Së treti , orët e zgjuara do të mund të lidhen me pajisje të tjera si telefon apo dhe TV duke shërbyer si telekomandë apo edhe si ekran me njoftimet më të fundit që këto pajisje do të kenë. Së katërti , Google njofton se orët do të kenë edhe një sistem i cili do të informojë përdoruesit për gjendjen e tyre shëndetësore, vetëm me një shikim.
Prototipi i sistemit të këtyre orëve të zgjuara është akoma larg realitetit, megjithatë ‘Google’ dhe sistemi ‘Android’ kanë intensifikuar kërkimet e tyre, me qëllim daljen sa më shpejt në treg të këtij produkti i cili premton një përdorim të gjerë. Kjo vendosmëri e ‘Google’ vjen ngaqë kompania synon të dominojë tregun teknologjik për vite me rradhë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO