Kjo është “gropa e vdekjes në Vlorë” ku para dy ditësh një 18-vjeçar humbi jetën dhe kushëriri i tij mbeti i plagosur, pasi makina tip “BMW X6” më të cilin udhëtonin u aksidentua si pasojë e mungesës së sinjalistikës rrugore.
Firma që kryen punimet në këtë aks për përfundimin e “Lungomares” ka pezulluar përkohësisht punimët në vendin ku humbi jetën Kristi Panajoti.
Sinjalistika, e cila mungonte natën e aksidentit është vendosur ditën e djeshme, po ashtu mjeti i firmës ka ulur kovën duke bllokuar rrugën dhe kalimi për automjetet bëhet nga një rrugë dytësore.
Familjarë dhe miq të 18-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht, kanë vendosur sërish lule tek vendi ku automjeti me të cilin lëviznin dy të rinjtë u aksidentua.
Ndërkohë policia e Vlorës ka ndalur dy punonjës të firmës që kryente punimet në rrugën Skelë-Ujë i ftohtë.
Bëhet fjalë për Ilirian Tahmazin, me detyrë Përgjegjes i Sigurimit Teknik dhe Tomorr Cenën, me detyrë Inxhinier Zbatues i Projektit. Ata akuzohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Kalimtarët e rastit kanë hedhur sërish akuza mbi firmën, që sipas tyre nuk po respekton kushtet teknike.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes si dhe për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Babai i 17-vjecarit që humbi jetën ka kërcënuar se do të bëjë vetëgjyqësi nëse përgjegjësit nuk vihen para drejtësisë.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO