'Harkëtari' kap mat hajdutin
në shtëpi, e qëllon me shigjetë

'Harkëtari' kap mat hajdutin<br />në shtëpi, e qëllon me shigjetë
AUSTRALI - Një 68-vjeçar në Australi ka kapur mat një hajdut në banesën e tij, të cilin e ka qëlluar në të pasme me një shigjetë me hark.

Sipas BBC-së, hajduti kishte marrë para, çelësat e makinës dhe disa sende të tjera në shtëpinë e të moshuarit dhe më pas u pikas në garazh, teksa po tentonte të vidhte makinën.

I zoti i shtëpisë, një 68-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, përdori një hark për të ndaluar hajdutin, duke e qëlluar me shigjetë në të pasme.

Pavarësisht lëndimeve që i shkaktoi shigjeta, hajduti arriti të kalonte gardhin dhe u largua nga banesa. Ndërkohë policia po ekzaminon provat në vendin e ngjarjes në Wattle Grove në Sidnej, ndërsa sekuestroi harkun me shigjetat që përdori i moshuari.

Ligji australian nuk është gjithnjë në favor të pronarëve të shtëpive, kur këta bëjnë vetëdrejtësi, duke plagosur apo vrarë keqbërësit. Ndërsa për mbajtjen e harkut në banesë, në Australi nuk nevojitet asnjë leje e veçantë. 
(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois