'Heshta e Tilarit',misteret e një arme
ilire, gjetur në Ukrainën Perëndimore

'Heshta e Tilarit',misteret e një arme<br />ilire, gjetur në Ukrainën Perëndimore
TIRANE- Në vitin 1858, një bujk që punonte arën në fshatin Suziczno, pranë Kovelit, në Ukrainën Perëndimore, gjeti majën e një heshte të pazakontë. Maja metalike ishte 15.5 centimetra e gjatë kurse në pjesën më të gjerë arrinte 3 centimetra. Në të dyja faqet, maja prej hekuri e heshtës mbante simbole të ngjitura aty me tel argjendi. Njëra faqe përmbante ornamente të pasura kurse tjetra një shkrim që ecte nga e djathta të në majtë. Mes simboleve bien në sy rrathët bashkëqendrorë, gjysmëhëna dhe svastika. Maja e heshtës u vlerësua si e shekullit të tretë të erës sonë. Riprodhime të kokës së heshtës u ekspozuan së pari në 1880 në Berlin dhe më 1884 në Varshavë kurse vetë sendi origjinal u zhduk për ca kohë, për tu shfaqur përsëri më 1939. Një nazist, Peter Paulsen, pjesëtar i një grupi me emrin Ahnenerbe (trashëgimia e të parëve) e dërgoi në Gjermani dhe, gjatë Luftës së Dytë Botërore, heshtja u zhduk përsëri.

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç