“ Gjatë vitit 2013 Intesa Sanpaolo Bank Albania menaxhoi me sukses tendencën ekonomike në rënie, duke ruajtur një nivel të kënaqshëm të rentabilitetit, pavarësisht rritjes së nivelit të kredive me probleme në vend.
Përpjekje të veçanta janë bërë për të mbajtur nën kontroll kostot si dhe për zbatimin e një sistemi efektiv dhe eficent të menaxhimit të riskut. Raporti i shkëlyqer i kostove ndaj të ardhurave, niveli i rritjes së konsiderueshme të provigjioneve për kreditë si dhe baza e qëndrueshme e kapitalit, janë të gjithë faktorë që mundësojnë dhe sigurojnë një zhvillim të qëndrueshëm të biznesit të bankës në planin afatgjatë. Rritja e shpejtë e bazës së klientëve, produktet dhe shërbimet e hedhura në treg për individët dhe segmentet e bizneseve të vogla dhe të mesme, një skuadër menaxhimi e re dhe e motivuar përbëjnë elementet kryesor për arritje dhe suksese të mëtejshme. Për vitin 2014 banka ka vënë si objektiv rritjen e pjesës së tregut dhe një nivel më të lartë të kthimit të kapitalit .
Botuesit e Global Finance me ndihmën e analistëve të industrisë, drejtuesve të korporatave dhe konsulentëve bankar – përzgjodhen bankat më të mira në tregjet në zhvillim në rajon dhe në 21 shtete. Ky studim ekskluziv do të botohet në edicionin e muajit Majit 2014.
Kriteret për përzgjedhjen e fituesve përfshijnë rritjen e aseteve, rentabilitetin, marrëdhëniet strategjike, shërbimin e klientëve, çmimet konkuruese dhe produktet inovative. Për më tepër u zhvillua për herë të parë një sondazh mes lexuesve të korporatës Global Finance për të rritur saktësinë dhe besueshmërinë e rezultateve.
Ky është viti i njëzet e një që revista përzgjedh bankat më të mira në tregjet në zhvillim. Raporti përfshin bankat më të mira në Amerikën Latine, Europën Qëndrore e Lindore, Azi dhe Paqësor, në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
“Të përballura me rritjen e ngadaltë dhe tregjet e paqëndrueshme, këto Banka kanë një ecuri të shkëlqyer në kushte jashtëzakonisht sfiduese” u shpreh Joseph D. Giarraputo, botues dhe Drejtor Editorial i Global Finance. “Bankat që Global Finance po nderon mund të mos jenë bankat më të mëdha ose më të vjetrat, por janë më të mirat në kuadrin e përzgjedhjes së produkteve dhe ofertave në tregjet ku shërbejnë ”.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)