TIRANE-REPORT TV zbulon emrin e personit të arrestuar, që dyshohet se është bashkëpunëtori i vrasësve të Devi Kasmit. Ai është Mario Meshini, i arrestuar mbrëmë nga policia e Tiranës. Meshini, sipas policisë dyshohet se ka ndihmuar autorët që të largohen  nga vendi i ngjarjes, por avokati i tij e ka mohuar akuzën. Avokati dhe familjarët e Meshinit, pranojnë se ishte ai që i bëri SMS për t'u, por mohojnë që të ketë lidhje me autorët.

Mario Meshini kishte lënë për t’u takuar me Devi Kasmin. Ata kishin folur në telefon, për të pirë kafe pranë pallatit. Mario Meshini ishte duke pritur Devi Kasmin kur sa mbërriti dy persona me motor janë afruar dhe e kanë vrarë. Mario Meshini u largua më pas nga frikë dhe pasi autorët i drejtuan armët. Devi Kasmi ishte duke folur me Mario Meshinin kur ndodhi vrasja” u shprehën familjarët dhe avokati i Meshinit.

Report Tv mëson se vrasësit kishin rreth 1 javë që ishin në ndjekje te viktimës. Nga sekuestrimi i kamerave të sigurisë është parë të qarkullojnë 2 persona me motor duke e ndjekur. Devi Kasmi ishte në dijeni të kërcënimit, ndërsa ruhej, prandaj bënte lëvizje të kufizuara dhe i armatosur. Policia disponon videon me pamjet e momentit kur dy personat ndjekin Kasmin. Edhe avokati pohoi se pamjet ekzistojnë.mario meshini
Mario Meshini
procesverbali mario meshini
Procesverbali i ndalimit të Meshinit
Report Tv ka siguruar procesverbalin e ndalimit të Mario Meshinit, ku akuzohet si bashkëpunëtor në vrasje. Sipas procesverbalit, Mario Meshini akuzohet për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Gjithashtu theksohet se Meshini dyshohet se ka vrarë me një person tjetër Devi Kasmin para dy netësh. Ndërkohë që vijojnë kërkimet për arrestimin e Domart Konjarit, i cili dyshohet si porositësi i vrasjes së Devi Kasmit. Kasmi kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja, ndërsa mësohet se atje ka tentuar dy herë të vrasë Domart Konjarin pas përplasjes për pazaret dhe zonat e tregtimit të kokainës.

Kjo është pista kryesore e policisë për të zbardhur ngjarjen, ndërsa pas kontrolleve të ushtruara në banesën e Kasmit janë gjetur rreth 3 kg kokainë si dhe 100 gr LCD (drogë e fortë). Gjithashtu në banesë është gjetur edhe një armë zjarri kallashnikov e fshehur poshtë krevatit. Fakti që iu gjetën dy pistoleta në brez, tregon se Devi Kasmi i ruhej një atentati të mundshëm. Dhe hakmarrja e Domart Konjarit nuk ka vonuar.

 

 

 

 

 

devi kasmi
Devi Kasmi
domart konjari
Domart Konjari

d.b/shqiptarja.com