'Lexuesit e së ardhmes',Nikolla:
Të nxisin nxënësit drejt leximit

'Lexuesit e së ardhmes',Nikolla:<br />Të nxisin nxënësit drejt leximit
Ministria e Arsimit dhe Sportit merr iniciativën për të nxitur nxënësit të lexojnë dhe ti qëndrojnë larg përdorimit të tepruar të teknologjisë. Projekti “Lexuesit e të ardhmes” u propozua në ministrinë e arsimit, dhe u kërkua që të zbatohet vetëm në disa shkolla të përzgjedhura dhe më pas do të zhvillohet në të gjitha shkollat e vendit.
 
Projekti “Lexuesit e së ardhmes” sipas ministres së arsimit Lindita Nikolla, ka për qëllim nxitjen e nxënësve për të lexuar libra, bashkëpunimin midis shkollave dhe inkurajimin e talenteve të reja.

“Një projekt që nuk kërkon thjesht të kthejë leximin por edhe të kultivojë dhe qëndrime jo vetëm me librin por me mënyrën se si ndërtohen debati mbi atë çka lexuar por përtej kësaj duke ndërtuar edhe forma të reja kreativitetit që vjen pas një leximi jo sipërfaqësor por pas një leximi të qenësishëm”, tha ministrja Nikolla.  
 
Zamira Gjini, Drejtoresha e arsimit parauniversitar tha se për këtë projekt do të ketë konkurse, jo vetëm në shkrim por edhe në vizatim, dhe se këto të fundit do të mbyllen në muajin prill.

“Për t’i larguar fëmijët nga celulari e nga interneti dhe për t’i afruar më shumë me librin, për t’ia rritur më shumë dëshirën për lexim por edhe nga ana tjetër për të inkurajuar edhe ata që kanë talent në shkrim, në fotografi, prandaj e mbështetëm këtë projekt për ta prezantuar pastaj dhe tek shkollat e tjera”, u shpreh Gjini.
 
Aktualisht janë përzgjedhur disa shkolla dhe më pas, projekti do të zbatohet në të gjitha shkollat e vendit.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv