'Loro Boriçi', Rama:Pritëm 3 javë që
t'merrnim çelësin e të nisnim punën 

SHKODËR - Qyteti i Shkodrës ka qenë ndalesa e radhës e Kryeministrit, Edi Rama në vazhdën e takimeve të tij elektorale për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Ai u ka bërë thirrje të gjithë shkodranëve që më 21 qershorë të votojnë Keti Bazhdarin, kandidaten e Aleancës për shqipërinë Europiane, si alternativën më të mirë.

Që vendi të ecë përpara ka thënë ai duhet të përballesh me vështirësitë e problemet pasi vetëm duke u përballur mund ti zgjidhësh ato. Në këtë takim ai nuk la pa përmendur edhe borxhin e madh që la qeveria e kaluar dhe që ata po paguajnë.
 
“Ne kemi bërë një gjë të mirë me larjen e borxheve sepse kemi shmangur djegien e një shtëpie, djegien e shtëpisë së një “bixhozxhiu”.  Nuk ka rrugë tjetër , ishte kjo rruga e duhur që duhej ndjekur që fëmijët tanë të mos i linim me borxhe. Nuk shërohet kanceri duke mbyllur sytë apo duke shmangur operacioni apo ilaçet, duke hedhur pudër apo parfum, por shërohet duke u përballur. Dhe pjesë e kësaj përballje është programi i Ketit për Shkodrën, është puna e ASHE. Drejtimi i duhur është Aleanca për Shqipërinë Europiane me boshtin e vet dhe me vetëdijen e thellë se nuk jemi të pagabueshëm, por me bindjen se nuk i kthehemi gabimeve të së shkuarës. Keni 25 vite që mbani në bashki PD dhe e keni provu e riprovu. Nëse jeni shkodran është koha që të jeni përsëri të parët dhe është koha që ta vini të parën në rradhë shkodran e Keti Bazhdarit, fitoren e Keti Bazhdarit. Është hera e parë që në zgjedhje ka 50 % gra dhe vajza , ndaj u them grave që këtë gjë ta mbështesni me votën tuaj”, tha Rama.
 
Për të treguar se si punon opozita dhe sa bashkëpunuese është në realizimin e projekteve, Rama ka sjellë një shembull të një çelësi i cili duhej marë nga bashkia e Shkodrës për hapjen e një porte prej hekuri në mënyrë që aty të nisnin punimet për ndërtimin e stadiumit. Ai thotë se ata e vonuan 3 javë dhënien e këtij çelësi, e kjo vonesë kaq e gjatë për një gjë kaq të vogël thotë Rama të bën të mendosh se sa shumë mund të vonojnë ata apo sa bashkëpunues mund të jenë në realizimin e projekteve

E vetmja gjë që mbaj mend dhe do të mbaj mend gjatë nga bashkëpunimi me Bashkinë e Shkodrës, është që na u desh 3 javë për të marrë çelsin e stadiumit për të nisur punën. 3 javë për një çelës që hapte një derë hekuri për të hyrë në një pellg, ku prej shumë vitesh hyjnë e dalin sportdashësit më të zjarrtë të këtij vendi dhe talente, që vetëm Shkodra e Vllaznia kanë nxjerrë në këto vite. 3 javë për një çelës për të nisur një investim për Shkodrën, shkodranët, ekipin tonë kombëtar, imagjinoni nëse i duhen 3 javë për të dorëzuar një çelës, sa u duhet për të dorëzuar një projekt?”, tha më tej  Rama.

Kryeministri tha se kryebashkiakëve të PD-së u mungon vullneti dhe idetë për të zgjidhur problemet e njerëzve. Sipas tij, ka një ndryshim të madh mes bashkive të qeverisura nga demokratët dhe ato të qeverisura nga socialistët, ndryshim që ai tha se e kishte ndjerë këtë të martë më shumë se kurdoherë.

Sot ka qenë dita më e vështirë e fushatës për mua. Kam qenë në bashkitë e PD, Fushë-Arrëz, Pukë, Malësinë e Madhe dhe tani në Shkodër. Ka një ndryshim të madh në realitetet e këtyre bashkive me ato të socialistëve, ku në 18 muaj ka nisur të fryjë shumë fort era e rilindjes, që shqiptarët votuan më 23 qershor të 2013. Në ato bashki ka qenë nxitja, forca e projektit, vullneti i kryetarëve të bashkive dhe mbështetja e Qeverisë. Ndërkohë që në bashkitë e ndërtuara nga Partia Demokratike nuk ka pasur asnjë nxitje, asnjë dëshirë, asnjë përpjekje për të kërkuar nga Qeveria bashkëpunim dhe për të vënë në jetë edhe për ato komunitete atë ndryshim që sot preket me sy dhe ndjehet në ajër sapo shkel në një bashki të drejtuar nga socialistët”, tha Rama.

Në 21 qershor, tha Rama, nuk zgjidhen hallet e PD, por zgjidhen problemet e komunitetit, duke kërkuar votën edhe nga demokratët.

Sot njerëz të përndjekur nga diktatura, vazhdojnë ta shohin si idhull komunistin e fundit që vjen vërdallë. Kam patur ditën më të vështirë të fushatës sepse sot kam ndaluar vetëm në vende ku nuk ka ndryshuar asgjë, sepse kam ndalur vetëm në bashki ku ka drejtuar PD, që nga Fushë-Arrëzi, në Puke, në Malësi të Madhe dhe tani këtu në Shkodër. Këto vende nuk kanë asnjë lidhje me ato bashki ku drejtojnë socialistët dhe progresistët, ku ka nisur të fryjë era e ndryshimit këto 18 muaj. Sigurisht në ato bashki ka qenë nxitja dhe forca e projekteve që ka sjellë ndryshimin, por edhe vullneti i kryetarëve të bashkive dhe padyshim edhe forca mbështetëse e qeverisë. Në ato bashki ku ka drejtuar PD, theksoi Kryeministri Rama, “nuk ka pasur asnjë përpjekje për të kërkuar nga qeveria bashkëpunim dhe për të vënë në jetë atë ndryshim që sot ndjehet dhe shihet në çdo bashki të drejtuar nga socialistët”, shtoi ai.
rama
Meta: Shkodra është lodhur me kandidatët partiakë, ka nevojë për produktin e saj më të mirë sipërmarrës
Në fjalëne tij nga qyteti i Shkodrës, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha se Shkodra nuk ka më nevojë as për kandidatë dhe as për kryetarë partiakë. Meta tha se Shkodra dhe shkodranët nga Velipoja në Theth do të shkojnë të votojnë si europianë dhe demokratë të vërtetë në emër të dashurisë që kanë për Shkodrën, për të ardhmen e Shkodrës tonë.

““Edhe pak ditë dhe ne të gjithë do të nisemi në 21 qershor me kulturë, me qetësi dhe me dashuri për të votuar për Keti Bazhdarin. Shkodra dhe shkodranët nga Velipoja në Theth do të shkojnë të votojnë si europianë dhe si demokratë të vërtetë në emër të dashurisë pafund që kanë për të ardhmen e Shkodrës së tyre. Keti Bazhdari nuk ka limite në pasionin dhe në dashurinë e saj për Shkodrën dhe për shkodranët. Kjo është arsyeja se ne mbështesim fort, sepse te projekti i Ketit ne shohim të ardhmen e këtij komuniteti të shkëlqyer. Shkodra është lodhur me kryebashkiakët partiakë dhe nuk ka nevojë për një kandidatë partiak. Përkundrazi, Shkodra ka nevojë për produktin e saj më të mirë sipërmarrës, për Keti Bazhdarin në mënyrë që t’i japë zgjidhje përmes bashkëpunimit dhe jo përmes konfliktit politik problemeve të mëdha që ka Shkodra dhe që kanë shkodranët. Ne jemi të ndërgjegjshëm se ende mjaft familje shkodrane ndeshen me vështirësitë të mëdha në jetën e tyre të përditshme, por me Keti Bazhdarin ne do t’i zgjidhim këto problem më shpejt dhe më mirë. Ne kemi respekt për të gjithë kandidatët, por dhe mendoj që është një gjë shumë e mirë që kemi dy kandidate, dy zonja këtu në Shkodër, por këtu do jetë fjala për të ardhmen e Shkodrës, këtu bëhet fjala për zgjidhjet e problemeve që ju keni, për t’i pakësuar ato çdo ditë dhe jo për t’i shtuar ato çdo ditë për llogari të konfliktit politik dhe të kreut të këtij konflikti në Tiranë. Shkodra do të jetë vendi ku projektet do të realizohen me shpejtësi, pasi Keti Bazhdari ka treguar se është një administratore e aftë. Keti Bazhdari nuk është një produkt partie, Keti Bazhdari është produkt i komunitetit të Shkodrës dhe jam i bindur se komuniteti i Shkodrës duke votuar për Ketin ka votuar për ta bashkuar Shkodrën për t’i zgjidhur problemet e shkodranëve pa paragjykime partiake si deri më sot. Duke votuar për Keti Bazhdarin, t’i japim fund një bashki-partie këtu në Shkodër, të hapim bashkinë për qytetin dhe për të gjithë komunitetin. Mos harroni se votat për Ketin është votë për komunitetin dhe për këtë bëhen zgjedhjet e 21 qershorit. Është moment historik 21 qershori, jo thjesht për fitoren e ‘Aleancës për Shqipërinë Europiane’, por është moment historik sepse na duhen kryebashkiakët dhe kryebashkiakja më e aftë këtu në Shkodër për ta implementuar reformën administrative-territoriale dhe për ta menaxhuar me aftësi, me vizion, me përkushtim dhe përmes frymës së bashkëpunimit këtë bashki të jashtëzakonshme nga Velipoja e deri në Theth dhe këtë mund ta realizojmë më së miri me Keti Bazhdarin. Jo vetëm përfundojmë rrugën deri në Theth, jo vetëm të ndërtojmë superstradën që lidh Shkodrën me Velipojën, por ta lidhim Velipojën edhe me Ulqinin, edhe me Shëngjinin. Përkrahja jonë do të jetë pa limite për Ketin sepse është pa limite për Shkodrën. Ju do të krenoheni me Ketin dhe ne do të krenohemi me zhvillimin e Shkodrës nën drejtimin e saj dhe me mbështetjen e jashtëzakonshme që ju jepni sot dhe do t’i jepni gjatë këtyre ditëve deri në mbrëmjen e 21 qershorit. Do të doja të flisja dy ditë sepse ky shesh nuk ka qenë asnjëherë kaq i bukur me këto vajza dhe me këta djem të shkëlqyer që e shohin të ardhmen e tyre te projektet e Keti Bazhdarit dhe këto nëna të jashtëzakonshme që mbështesin sot Keti Bazhdarin sepse duan të ardhmen e fëmijëve të tyre. Por koha është e kufizuar. Prandaj edhe njëherë, ju ftoj të nisemi drejt 21 qershorit me kulturë, me qetësi dhe me dashuri për Shkodrën dhe të votojmë Keti Bazhdarin”, - u shpreh Kryetari i LSI-së, Ilir Meta.

meta

Bazhdari: Shkodra s’mund të jetë peng i politikës 25 vjeçare të PD-së
Ndërsa kandidatja e Aleancës për Shqipërinë Europianë për Bashkinë e Shkodrës në fjalën e saj përpara qytetarëve të shumtë shprehu bindjen se Shkodra këtë herë do të zgjedhë drejtimin e duhur dhe nuk do të mbetet bastion i politikës që e ka mbajtur peng për 25 vite.

“Pas një pune të jashtëzakonshme me shumë intensitet, duke dëgjuar çdo zë të arsyeshëm, duke u konsultuar dhe duke përfshirë gjithkënd me shumë përkushtim dhe profesionalizëm i dhamë jetë një projekti për të cilin sot jam krenare dhe them se është projekti i shkodranëve për Shkodrën. Më bëtë të kuptoj se secilit nga ne i jepen mundësitë në jetë për tu bërë më i mirë. Ju jam mirënjohëse për mbështetjen që më jepni. Unë e ndiej se Shkodra ka zgjedhur këtë herë të mos jetë më një bastion i keqpërdoru nga politika që e ka mbajtur peng për 25 vite. Të mos dëgjojë më protagonistët e diktaturës tashmë të veshur me petkun e demokratit, të mos gënjehet më nga ata që nuk përfaqësojnë gjë tjetër përveçse mbetjet e fundit të atij sistemi që shqiptarët e larguan 25 vite me parë. Jam këtu t’i premtoj qytetarëve të mi dhe të garantoj se Shkodra nuk do të jetë më peng i politikës. Shkodra kurrë më nuk do të radhitet ndër qytetet më të në varfra në Shqipëri, ku niveli i papunësisë është 24 %, ndërsa edhe më i frikshëm plot 50% e të rinjve sot enden rrugëve të papunë jo se nuk duan punë por sepse politika shterpë, e përçarjes, politika e doktrinave për 25 vite e kishte mendjen te puna e saj dhe jo te puna e qytetarëve të saj. Angazhohem të hap dyert e bashkisë dhe t’i bëj transparente vendimet e saj, njerëzit meritojnë jo thjesht të dinë se çfarë vendimesh merren për ta, ata meritojnë të vendosin vetë se çfarë është më e mira për ta. Unë nuk do të arrë asnjë vendim të rëndësishëm pas dyerve të mbyllura, por ju do të jeni pjesë e vendimeve që do të marrim bashkë. Këtë gjë e kam bërë kur hartuam programin dhe këtë gjë do e bëjmë nesër si kryetare e bashkisë. E veçanta e programit tim nuk është te numri i premtimeve. Por te fryma dhe garancia për t’i sjellë Shkodrës më shumë zhvillim ekonomik, më shumë punësim më shumë mirëqenie sociale. Ju jeni arsyeja pse unë jam në këtë garë dhe ju jeni motivi pse unë duhet ta fitojë këtë garë. Do t’i japim zhvillim turizmit malor, detar, historik dhe kulturor duke ndërhyrë qoftë me investime direkte qoftë përmes bashkëpunimit publik-privat duke bërë investime të përbashkëta si kompleksi i skive, pikat e turizmit kurativ në alpe një park i madh argëtimi me sporte elitare në Velipojë, i cili do të shoqërohet nga një mol jahtesh në zonën e Dajçit”, - u shpreh znj. Keti Bazhdari ndërsa premtoi se do ta bëjë Shkodrën bashkinë ku të gjithë do donin të jetonin. “Do krijojmë mundësi të reja për një formim sa më të plotë për të përballuar sfidat e jetës. Shkolla të sigurta, kopshte të sigurta. Së bashku do ja dalim ta bëjmë Shkodrën bashkinë ku të gjithë do donin të jetonin”, - tha Bazhdari.
 
bazhdari

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalojë, të bëj fushatën më fuqishëm për fitoren e PS dhe Edi Ramës

Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalojë, të bëj fushatën më fuqishëm për fitoren e PS dhe Edi Ramës