'Lufta' për talentet me Kosovën
Duka: Lojtarët të lirë të zgjedhin

'Lufta' për talentet me Kosovën<br />Duka: Lojtarët të lirë të zgjedhin
Presidenti i FSHF, Duka është shprehur se Kombëtares Shqiptare nuk po i pritet zbarkimi në Prishtinë për ta festuar bashkërisht me gjithë shqiptarët e Kosovës kualifikimin historik të saj në Kampionatin Evropian “Franca 2016”.

“Për ne, vizita në Prishtinë është për të festuar me gjithë popullin shqiptar në atë krahinë, pra më shumë sesa një ndeshje futbolli. Por, gjithsesi kjo festë duhet të kurorëzohet me ndeshje futbolli që mund të quhet vëllazërore, e jo miqësore.

Unë jam ndër ata që kam luftuar shumë që Kosova të anëtarësohet në UEFA dhe FIFA. Dua që kjo të ndodhë sa më shpejt. Futbollistët le të zgjedhin, le të përfaqësojnë kë të duan ata, Kosovën apo Shqipërinë. E rëndësishme është që Kosova të pranohet dhe t’i kemi dy shtete shqiptare në Evropë. Këta që janë besoj se do të vazhdojnë me Shqipërinë” deklaroi Duka për “Zërin”.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna