Në 24 orët e fundit nga operacionet e policisë në Malësinë e Madhe, Pukë , Vlorë e Tepelenë janë zbuluar dhe asgjesuar 3293 rrënjë bimë narkotike e lloit kanabis sativa. 14 parcela me 1470 rrënjë u zbuluan dhe asgjesuan në Vlorë, 100 rrënjë të tjera në Tepelenë dhe 5 parcela me 1723 rrënjë kanabis në malësinë e Madhe e Pukë.
Asnjë nga kultivuesit e lëndës narkotike nuk është vënë në prangat e policisë , ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Pukë dhe Malesi e Madhe, asgjësohen 1723 rrënjë kanabis sativa
Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht :
Në fshatin Gomsiqe, në Pukë, janë gjetur dhe asgjesuar 2 parcela me 802 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
Në vëndin e quajtur Mushtë në Pukë, janë gjetur dhe asgjesuar 1 parcelë me 835 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
Në fshatin Xhaj të Malësisë së Madhe, janë gjetur dhe asgjesuar 2 parcela me 86 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva.
Këto bimë u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”
Vlorë, asgjësohen 9 parcela me 876 rrënjë kanabis
Në fshatin Treblovë, policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar me djegie 9-parcela me 876-rrënjë kanabis. Bimët narkotike u konstatuan të mbjella në vendin e quajtur "Përroi i Gërrhanit", me lartësi 70-130 cm.
Në fshatin Ramicë, policia ka zbuluar dhe asgjësuar 3 parcela me 387 rrënjë bimë Kanabis. Bimët narkotike u zbuluan të mbjella në vendin e quajtur "Përroi Burhame” dhe ishin në një lartësi 35-160 cm.
Ndërsa, në fshatin Vuno, Policia ka zbuluar dhe asgjësuar me djegie 2-parcela me 207-rrënjë bimë narkotike Canabis. Bimët narkotike ishin të mbjella në vendin e quajtur "Paga", me lartësi 150-190 cm.
Tepelenë, asgjesohen 100 rrënjë kanabis
100 rrënjë bimë narkotike të lloit kanabis sativajanë zbuluar dhe asgjesuar nga Policia e Tepelenës në vijim të kontrollit të territorit për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve.
Lënda narkotike u zbulua në në afërsi të “Burgut Bënçë”( 300m mbi burgun), pranë fshatit Veliqot në Tepelenë .
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve për veprën penale “Kultivimi I bimëve narkotike”
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com