Policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë nisur procedim penal ndaj kompanisë kanadeze të naftës “Bankers Petroleum” pas shpërthimeve në puset që dëmtoi banesa dhe rrezikoi jetën e banorëve në fshatin Patos Marinëz.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, gjatë fjalës së tij në lidhje me aksionin për vjedhjen e energjisë elektrike, theksoi se shteti do të garantohojë pasuritë kombëtarë. Tahiri deklaroi se do të ndalet çdo abuzim me to. Sipas tij me këtë qeveri po sanksionohet standardi i garantimit të barazisë përpara ligjit.
“E para garantojnë pasuritë e Shqiptarëve për sot, nesër dhe për brezat që vijnë dhe e dyta sanksionojnë një standard që unë nuk besoj se do të mundet të kthehet mbrapsht që është puna jonë e përbashkët për të garantuar barazinë përpara ligjit të të gjithë qytetarëve. Është për këto arsye që Policia e Shtetit bashkë më Prokurorinë edhe për atë që ndodhi në Patos Marinëz, nisën procedimin penal duke besuar fort që shfrytëzimi i pasurive natyrore të Shqipërisë ka të bëjë drejtpërdrejtë me jetën e qytetarëve, ashtu siç ka të bëjë drejtpërdrejtë me zhvillimin ekonomik të vendit, ashtu siç ka të bëjë drejtpërdrejtë me respektimin e ligjit në çdo sipërmarrje publike apo private qoftë, të një individi apo të një shoqërie të tërë, të një kompanie të madhe apo një kompanie pak më të vogël”, deklaroi ministri Tahiri.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com