'Më jep lekët ose të vras'/Si e 
grabiti i riu bankën te Hipoteka 

TIRANE - Report Tv zbardh dinamikën e grabitjes së bankës së nivelit të dytë një ditë më parë në ambientet e zyrave qendrore të Hipotekës në Tiranë. Autori i ngjarjes, një i ri rreth moshës 25-vjeç, ka shfrytëzuar disa çadra përgjatë trotuarit që të çon te Hipoteka për të mos rënë në sy. 

Ai ka përdorur një kapele në kokë ndërsa në brez ka pasur armën e zjarrit tip pistoletë. Report Tv mëson se në momentin kur ka hyrë në ambientet e Hipotekës, fillimisht ka neutralizuar rojen e institucionit, ndërsa më pas i është drejtuar sportelit të bankës private ku i ka drejtuar armën arkëtares. 

Punonjësja e bankës, në kushte terrori, pasi është kanosur nga autori i cili i ka thënë "më jep lekët ose të vras" dhe në një moment me qytën e armës ka qëlluar xhamin e bankës i cili ka pësuar plasaritje, ka hapur kasafortën dhe kanë nxjerrë prej aty rreth 300 mijë lekë të reja duke ia dhënë autorit. 

Më pas grabitësi, me qesen e parave në dorë, është larguar përmes një blloku pallatesh ku edhe është fiksuar nga disa kamera sigurie. Report Tv siguroi pamjet ekskluzive menjëherë pas ngjarjes. Në lagjen "Don Bosko", grabitësi është ndeshur me një punonjës policie të cilit i ka drejtuar pistoletën dhe i ka kërkuar të mos e ndjekë pasi pëndryshe do ta qëllonte. 

Policia e Tiranës vijon punën për identifikimin e autorit të kësaj ngjarje i cili terrorizoi në mes të ditës Tiranën duke grabitur bankën në ambientet e një institucioni publik krejtësisht i pashqetësuar. 

Autori harroi çadrën brenda Hipotekës, pranë identifikimit
Burime nga policia thanë për Report Tv se kanë rënë në gjurmët e autorit të grabitjes. Një provë që e ka tradhtuar grabitësin ka qenë çadra e harruar brenda ambienteve të Hipotekës. Ai është futur në Hipotekë me çadër në dorë dhe kur ka nxjerrë armën e ka hedhur atë. Por kur është larguar, ka harruar ta marrë me vete. 

Mendohet se në çadër ndodhen prova të mjaftueshme për të identifikuar autorin, pasi ai nuk ka përdorur doreza. Sipas dëshmitarëve, grabitësi ishte me trup të dobët, rreth 170 cm i gjatë dhe i moshës 25-27 vjeç. Policia mbërriti në ambientet e Hipotekës rreth 5 minuta pas ngjarjes. 
banka
(Xhami i sportelit të bankës i plasaritur pas goditjes me qytën e pistoletës)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti