DURRES/BERAT - Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit kanë promovuar nismën mbarëkombëtare: “Mik i Monumenteve”. Aktiviteti i cili vjen në ditën e Monumenteve ka për qëllim angazhimin e nxënësve të shkollave në drejtim të mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të objekteve dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore në afërsi të shkollave të tyre.
Ko nismë ka gjetur zbatim në qytetin e Durrësit, ku ishte prezente edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Ajo tha se duhet një bashkëpunim më i ngushtë me të gjithë aktorët në drejtim të mirëmbatjes së aseteve historike e arkeologjike.
Ministria e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla tha se përfshirja e të rinjve në veprimtari në mirëmbajtjen e monumenteve mbetet mjaft e rëndësishme.
Nisma është përshëndetur edhe nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, i cili pohoj se qyteti i Durresit posedon asete te shumta historike e arkeologjike per tu vizituar nga turistet.
Marrëveshja mes drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe Drejtorisë së Arsimit është nënshkruar edhe në qytetin e një mbi një dritareve në Berat. Sipas drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Kultrës Kombëtare, Eugen Kallfani qëllimi i kësaj marrëveshje është anagazhimi i nxënësve në përkujdesjen e momunenteve dhe mbrojtjen e tyre, madje duke u kthyer edhe si një garë mes shkollave.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com