'Mike dhe rivale’, Beatrix i kthehet
Encës: "Kujt t’i djegë le ta mbajë"

'Mike dhe rivale’, Beatrix i kthehet<br />Encës: "Kujt t’i djegë le ta mbajë"
Konkurentja e “Dancing With the Stars” së fundmi është përfshirë në një debat virtual në rrjetet sociale me mikeshën e saj të hershme, Enca Haxhia. Bëhet fjalë për Beatrix Ramosaj e cila këtë fundjave u bë personazhi kryesor i mediave rozë, për një foto të fotoshopuar që ka publikuar në rrjetet sociale dhe që më pas përfshiu në debat edhe këngëtaren, Enca Haxhia.

Enca nëpërmjet një tjetër fotoje, i drejtohet mikeshës së saj Trixës, duke i thënë se nuk kishte kohë të merrej më të për shkak të koncerteve të shumta, ndërkohë që sipas saj Beatrix kishte shumë kohë të lirë, për shkak të mos angazhimeve koncertore.

“Mike dhe rivale” kështu do ti cilësojmë debatin e bukurosheve të cilat janë thuajse një moshë, por sipas postimeve duket se janë larguar nga njëra-tjetra për shkak të suksesit në skenat koncertore ose të një ‘xhelozie’ që si duket tashmë ka nisur.

Kaq, ka mjaftuar dhe ka qenë pikërisht këngëtarja Beatrix Ramosaj e cila është kundërpërgjigjur thënë se ishte vetëm një demasikim mbi fotoshopin, asgjë më shumë. “Me anë të asaj fotoje doja të demaskoja vetëm fenomenin e fotoshopit që po na përpin të gjithëve. Nuk kam asgjë me askënd, kujt ti djegë le ta mbajë”, ka përfunduar Trixa duke na lënë të kuptojmë se vogëlushet e skenës tashmë janë ‘mike dhe rivale’.
beatrix enca
beatrix enca
beatrix enca
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)