3.9 milionë të huaj erdhën në Shqipëri nga janari në korrik! 643 mijë turistë më shumë se në 2019, shtohen të ardhurat

Turizmi shqiptar sipas shifrave, e mposhti goditjen që mori nga pandemia COVID-19. Në shtatë muaj në Shqipëri kanë hyrë 3.9 milionë shtetas të huaj, duke u rritur me 39% në raport me vitin 2021, dhe janë trefishuar në raport me 7 mujorin e vitit 2020.

Sipas të dhënave të INSTAT nga janari deri në korrik kanë ardhur më shumë se 643 mijë të huaj sesa në vitin më të mirë turistik atë të 2019-ës.

Vetëm në dy muajit e fundit qershor-korrik kur fluksi i turistëve ka qenë edhe më i lartë, në vend kanë hyrë mbi 2.2 milionë të huaj. Ekspertët këtë dyndje të turistëve gjatë këtij viti e lidhin direkt me pasojat e pandemisë COVID-19, dhe nevoja për të dalë nga izolimi 2-vjeçar që imponoi virusi.

Me të njëjtin intensitet kanë lëvizur edhe shqiptarët, pasi në 7 muaj kanë dalë nga vendi mbi 3 milionë qytetarë, në një rritje me 41.1% në raport me vitin e kaluar.

Gjatë shtatëmujorit Spanja ka pasur rritjen më të madhe të hyrjeve të shtetasve me 4.5 herë, ndjekur nga Greqia me 3 herë, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 4,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Qytetarët këtë vit për të shmangur pritjet e gjata nëpër aeroporte, kanë zgjedhur më shumë rrugët detare. pasi sipas INSTAT hyrjet nga deti gjatë kësaj periudhe janë rritur me 47,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, qarkullimi ekonomik i bizneseve të Hoteleri-Turizmit është rritur më 23% gjatë periudhës maj-qershor referuar deklaratave të TVSH-së, krahasuar me një vit më parë, ndërsa në korrik aktiviteti u rrit me 25%. Ndikim në rritjen e të ardhurave të TVSH-së ka padyshim edhe rritja e çmimeve, pasi ky sezon është shoqëruar me denoncime jo vetëm nga qytetarët por edhe nga qeveria për çmime abuzive kryesisht në jug.

Por nga ana tjetër ecuria e mirë e turizmit sipas Financave ka pasur edhe kontributin më të madh në hapjen e bizneseve të reja, dhe rritjen e numrit të punonjësve në sezon.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vezhguesi i nates: 27/08/2022 00:15

    ORE MIRE QE ERDHEN po sa harxhuan ,,,,a e di njeri,,,,,se gjysma vijne me buke me vete neper trasta,,,,,, dhe me sa shikoj ne tirane grupe turistesh,,,duken shume te vuajtur,,,dhe me sa kuptoj vijne ne tirane per te ngrene ,,, se ketu tek ne eshte lire,,,,mjaft te shkoni ne ora 10 te nates tek qofteri - reci ngjitur me xhamine ne rrugen e kavajes,,,dhe do shikoni brenda e jashte medemek--turiste qe hajne qofte si te terbuar.....////////

    Përgjigju
  • Hospitality: 26/08/2022 20:34

    Edhe me shume turist ne te ardhem, thjesht organizohuni si duhet ofroni siguri, pasterti etj, kushte ne menyre qe te ofrohen me shume turist.

    Përgjigju
  • turisti ditor: 26/08/2022 19:15

    TURISTET JANE SHTUAR SHUME, ,,POR DUHET ZGJERUAR AJO ROTULLAMJA TEK PLEPAT NE DURRES,,SEPSE ESHTE ME NJE KALIM DHE KRIJOHET TRAFIK I KOTE....

    Përgjigju
  • adi: 26/08/2022 18:56

    te ardhurat e kujt ?

    Përgjigju
    • Emigranti: 26/08/2022 20:31

      Ja ky dyqani poshte pallatit ne plazh me 2 muaj pune ne vere fiton para duke shitur cdo gje me 20-30% me shtrenjt dhe eshte ne gjendje qe te kete 3 makina ne familje 4 vetash dhe te bleje shpi ne plazh kete vit me 40mij Euro.

  • Turisti: 26/08/2022 18:36

    Sa qeverri idiote ,ata janë shqipëtarë mër të zi .Emigrantë me nënshtetësi të huaj këta i quajnë turista ,bëni rrugët njëherë se afganistani i ka më të mira

    Përgjigju
  • Also: 26/08/2022 18:34

    Ca thua Ti vec turist Nuk Jan kta Jan turist halli, Une isha ne Alba ket vere dhe me mire ka qene kur kam shkuar ne Marok, ah moj Shqipi pse hesapi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje