'Miq me Japoninë' Meta takon Ibukin
"Mirëpresim investimet japoneze"

'Miq me Japoninë' Meta takon Ibukin<br />
TIRANE - Ngrihet Grupi i Miqësisë Shqipëri-Japoni me në krye deputeten e Partisë Socialiste Vasilika Hysi. Kjo u bë e ditur gjatë në një dalje të përbashkët, pas takimit që kreu i Kuvendit Ilir Meta pati sot në Tiranë me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Bunmei IBUKI dhe delegacionin që e shoqëron.

Në fjalën e tij Meta tha se ky takim ka si funksion rritjen e bashkëpunimit mes dy popujve, të cilët ai i cilësoi miq. Meta nënvizoi se në qendër të takimit ishte rritje e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, veçanërisht atë ekonomike, ndërsa shprehu vullnetin e qeverisë për rritjen e investimeve japoneze në vendin tonë.

“Me zotin Ibuki kemi vlerësuar marrëdhëniet mes vendeve, dhe kemi ndarë mendimin se duhen forcuar më tej, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik. Vlerësojmë mbështetjen japoneze në funksion të zhvillimit ekonomik dhe konsolidimit të shtetit ligjor. Shqipëria ka shumë për të mësuar nga eksperienca japoneze. Kemi një kënaqësi të veçantë që marrëdhëniet parlamentare hyjnë në një fazë të re e konkrete. Bashkëpunimi ka si synim përmirësimin e marrëdhënieve. Në këtë funksion ngrihet Grupi i Miqësisë Shqipëri-Japoni, me në krye zonjën Vasilika Hysi, për të rritur kontaktet mes dy vendeve. Në aspektin japoneze ekonomik, vlerësojmë rolin e Japonisë. Ne jemi të vendosur për të çuar më tej bashkëpunimin mes vendeve, si dhe kemi shprehur vullnetin për rritjen e investimeve e japoenze.” theksoi Meta

meta

Kryeparlamentari Meta shprehu falënderimin edhe për mbështetjen që Japonia ka dhënë ndaj Kosovës në funksion të paqes e stabilitetit në rajon.

“Shpreh falenderim të veçantë për mbështetjen që Japonia ka dhënë për Kosovën, në funksion të paqes e stabilitetit në rajon. Shqipëria dhe Japonia janë popuj miq, dhe kjo vizitë hap një kornizë të re të bashkëpunimit mes vendeve.” tha Meta 

meta

Ibuki: Shqipëria, rol kyç për paqen e stabilitetin në Ballkan dhe Evropë
Nga ana e tij edhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Bunmai Ibuki, vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai shtoi se Shqipëria dhe shqiptarët kanë një rol kyç për paqen dhe stabilitetin në rajon, por jo vetëm duke pasur parasysh edhe shtetin e Kosovës. Në këtë kuadër, Ibuki, shprehu vullnetin për rritje të bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes dy vendeve.

“Është kënaqësi e madhe për mua që vij në Shqipëri për vizitë dhe sapo përfunduam një vizitë të frytshme me zotin Meta. Dua të vlerësoj si shumë të rëndësishme, para se të vija këtu shkuam në QSUT që është rikonstruktuar me lekët e taksapaguesve japonezë dhe pamë mjekë dhe infermiere shumë të përkushtuara. Gjatë takimit me Metën, kryetemë ishte fakti se shqiptarët nuk janë të kufizuar vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë dhe rajon, prandaj roli i shqiptarëve është thelbësor për të sjellë paqe e stabilitet në rajon, dhe kjo mund të çojë në ndikim edhe më gjerë, në Evropë. Dhe për ta bërë këtë, ne do të përpiqemi për të shtuar bahkëpunimin jo vetëm në atë politik por edhe në atë ekonomik.” u shpreh Ibuki

koreani

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin