TIRANË - Organizata joqeveritare "Mjaft" i dërgon një peticion Qeverisë Shqiptare, ku i bën thirrje, që të refuzojë kërkesën për të importuar dhe shkatërruar në territorin e Republikës Shqiptare armët kimike të Sirisë.

"Import i mbetjeve toksike dhe vdekjeprurëse në territorin e Shqipërisë bie në kundërshtim me interesin tonë kombëtar, me legjislacionin shqipar dhe me vetë politikat e qeverisë aktuale, që ka ndaluar importin e çdolloj mbetjeje në territorin e Republikës së Shqipërisë", thuhet në peticion.

Më tej argumentohet se sjellja, transportimi dhe shkatërrimi i arëmve kimike përbën një rrezik të lartë si për jetën edhe për territorin e popullit shqiptar. Sidomos në kushte

Për të gjitha këto arësye i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që të ndjekë shembullin e shumë vendeve të tjera evropiane dhe t’i thotë jo importit dhe shkatërrimit të armëve kimike në Republikën e Shqipërisë", përfundon peticioni.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)