TIRANE- Ndërkohë që Kadare shqipton qartësisht se ka hequr dorë nga letërsia, sërish pasi ka rrëmuar në sepetet e hershme të dorëshkrimeve, para disa kohësh, nxori nga dënimi shumëkohor, si një tekst i paligjshëm, prozën “Mjegullat e Tiranës“. Me pohimet e bëra dhe vijimin e botimit të teksteve, me gjithë ribotimet e disa teksteve, letrarë dhe eseistikë, që është një e drejtë unike autoriale, ndërkaq duket se jemi në gjetje mediatike, për të qenë në qendër të vëmendjes, pa asnjë ndërprerje. Kështu ka ngjarë edhe në vitin 2011 me dorëshkrimin e romanit "Dimri i vetmisë së madhe", madje edhe atëherë ishte korrik, por që debati u zgjat edhe në muajn gusht.
/Shqiptarja.com








