Report Tv ka pyetur sot disa nga banorët e zonës, ku ndodhi ngjarja e tmerrshme, ku humbi jetën babai dhe dy fëmijët e tij të vegjël, ndërsa ndodhen në gjendje të rëndë gruaja dhe vajza tjetër e tij. Shtetasit Miruk Paloka dhe Gjon Gjeka kanë rrëfyer tmerrin që ka parë, ndërsa tregojnë për Report Tv se prej 50 vitesh nuk kishin parë një aksident të tillë.
“Një ngjarje mjaft e rëndë. Kemi dalë jashtë, kur i pamë, bërtiste gruaja, ku e kam djalin, ku e kam djalin. Kishte shumë kallaballëk. Dolën 100 veta për pak sekonda. Erdhi i mori ambulanca, një nga Shkodran dhe një nga Velipoja, tjetrin e morëm me fuoristradë. 54 vjet shofer nuk kam parë ndonjëherë të tillë tmerri.”, thanë banorët.
Miruk Paloka dhe Gjon Gjeka duke biseduar me gazetarin e Report TV
Ndërkohë, ka qenë parakalimi i gabuar i njërës makinë, që i ka marrë jetën babait dhe dy fëmijëve, djalit 9-muajsh dhe vajzës 5 vjeçe. Ndërkohë, policia vijon hetimet në vendngjarja, ku ka larguar makinën tip ‘Fuoristradë’, të cilët e ka dërguar në stacionin e policisë në Velipojë, aty ku është dërguar dhe makina tjetër e përfshirë në aksident ‘Alfa Romeo’.
(VIDEO/Momenti kur makina largohet nga vendngjarja)
d.c./shqiptarja.com

VIDEO









