Të njohur si turistët tradicional që nuk e “braktisin” kurrë bregdetin shqiptarë, turistët nga Kosova duket se janë “zhgënjyer” nga ajo që kanë gjetur këtë vit në vendin tonë.
Sipas mediave kosovare, çmimet e larta që ata po paguajnë për ushqimet dhe fjetjen, si dhe vjedhjet që po u bëhen kryesisht në zonën e Golemit të Durrësit janë kthyer në një problem serioz për këta turistë.
“Shkojnë për të pushuar në Golem, por bien pre e grabitësve”, - thonë turistët sipas mediave kosovare. Ata i referohen një vjedhje që ka ndodhur ditën e shtunë në një kompleks turistik në zonën e plazhit të Golemit në Durrës, ku janë vjedhur 6 turistë.
dhe pse ata kanë qenë në shtepinë të cilën e kishin marë me qera në momentin kur ishin grabitur, nuk kishin mundur të bënin asgjë. Mediat shkruajnë gjithashtu se dukje ju referuar policisë autorët e këtyre vjedhjeve nuk janë kapur ende.
Ndërkohë, një shqetësim tjetër i madh sipas tyre është edhe çmimi i lartë i shtëpive për pushuesit kosovarë, kryesisht në Shëngjin por edhe në qytetet e tjera bregdetare të Shqipërisë.
“Ali Riza, i cili ka ardhur nga Presheva thotë se këtë vit e ka paguar dhomën e hotelit 50 euro nata, ndërkohë që vitin e kaluar ishte më lirë, edhe me 25 euro e gjeje me të njëjtat kushte.
Edhe Demush Fazllia ka të njëjtin mendim, që banesat janë shtrenjtuar këtë vit në Shëngjin, dhe për më tepër në banesën ku ai qëndron ka pasur edhe ndërprerje të energjisë herë pas here.
Ka dhe nga ata që vijnë për herë të parë në Shëngjin, dhe iu ka pëlqyer plazhi, natyra, por prapë çmimet iu duken të shtrenjta në krahasim me kushtet dhe shërbimet që ofrohen.
Ajo që të bën përshtypje është fakti se në përgjithësi turistët shqiptarë bëjnë pushime pasive. Përveç qëndrimit në plazh, notit, lojës me letra dhe leximit të ndonjë gazete apo libri, janë shumë të rrallë ata që e organizojnë ditën të tillë, që të mund të organizojnë edhe ndonjë ekskursion në ndonjë kala apo muze afër zonës së plazhit. Megjithatë kjo ndoshta është edhe faji i pushtetit vendor që nuk ka krijuar guidat, informacionin apo shërbimet përkatëse për turizmin hitsorik.
Akoma më shtrenjtë se në Shëngjin dhe në Durrës janë çmimet në Vlorë, Sarandë, Himarë e Ksamil”, - shkruan Ekspress.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com