“Ndihmë, po më vret burri!” Kjo telefonatë e mbërritur në adresë të Komisariatit numër 1 në kryeqytet ka alarmuar policinë që në kohë rekord ka parandaluar një krim brenda familjes.
Në pranga ka rënë Ylber Gjoni, 31-vjeç, ndërsa në gjendje të tronditur është nxjerrë nga banesa, shtetasja A.Gj.
Gjithçka u mësua pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, tek numri 112, ku shtetasja A. Gj., njoftoi se bashkëshorti po e kërcënonte se do e vriste me armë zjarri. Polciia bën me dije se menjëherë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, të cilët bënë të mundur neutralizimin e tij dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- Një armë zjarri tip pistoletë model 54, me mulli dhe 10 fishekë.
Policia ka sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë model 54, me mulli dhe 10 fishekë.
Motive xhelozie
Policia e Tiranës parandaloi një krim në familje këtë të shtunë, ku burri i ka vënë në kokë gruas pistoletën për ta vrarë. Shqiptarja.com mëson se, ngjarja që për pak shaktoi viktima vjen pas një konflikti disa ditor mes çiftit për motive xhelozie.
Ngjarja ndodhur në rrugën ‘Ali Demi’ në Shkozë, pranë ish- Uzinës Traktori, rreth orës 15:00, kur shtetasi me inicialet Ylber Gj, kërcënoi me armë gruan ndërsa tentoi ta vriste. Gruaja me inicialet A. Gj, njoftoi policinë për kërcënimet e burrit, duke telefonuar në sallën operative të policisë së kryeqytetit.
“Ndihmë, po më vret burri im!”.
Blutë mbërritën menjëherë në adresën e njoftuar duke shpëtuar gruan. Ndërkaq policia sekuestroi edhe armën e zjarrit tip pistoletë model 54, me mulli dhe 10 fishekë, të cilën e shihni në pamje. Policia izoloi në ambientet e komisariatit nr.1, autorin e dyshuar të krimit i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
[gallery]19100[/gallery]
Redaksia Online
(d.b/F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO