Arrestimi nga policia me urdhër të prokurorisë të dy mjekëve të maternitetit 'Koço Gliozheni' ka futur në protestë kolegët e tyre të cilët për një orë kanë pezulluar punën. Mjekët kanë ngritur zërin kundër arrestimit, pasi sipas tyre nëna dhe foshnja do kishin vdekur në dorën e secilit prej tyre duke pasur parasysh situatën në të cilën pacientja ndodhej.
 
Rerzart Ajazi, përfaqësues i mjekëve protestues lexoi edhe një deklaratë për mediat me një apel; Mjeket të mos trajtohen si kriminelë!

Ai ka siguruar të gjithë opinionin publik se dy mjekët e ndaluar i kanë kryer të gjitha ekzaminimet e duhura gruas, por patologjia që i ka marrë jetën asaj dhe foshnjës ishte shumë e rëndë. Sipas tij, patologjia pati lidhje me çarjen e shpretkës.

Ata kanë kërkuar nga drejtësia që të jetë objektive.

“Ne shprehim indinjatën dhe mos aprovimin për ndalimin e dy kolegëve tanë. Edhe pse drejtësia nuk ka thënë ende fjalën e saj, duam të sqarojmë se vizita mjekësore është kryer në kohë të përshtatshme. Mjekët i kanë marrë analizat nënës, të cilat nuk pasur lidhje me shtatzëninë. Konfuzioni bëri që mjekët ta transferojnë QSUT për diagnozën. Transferimi sipas protokollit me mjekë dhe ambulancë. Nga ne mjekët do të kishim të njëjtën gjë sipas protokolleve si kolegët ë ndaluar. Patologjia që i mori jetën nuk kishte të bënte me shkaqet, ishte mjaft e rrallë. Mendohet se ka një çarje të enës së gjakut që furnizon shpretkën. Për të gjitha këto arsye, kërkojmë që drejtësia të jetë objektive. Mjekët nuk duhet të trajtohen si kriminelë.” tha Ajazi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)