'One Direction' s'do të jetë kurrë më
i njëti pas këtij lajmi të dhimbshëm
Grupi me famë ndërkombëtare pësoi një tronditje të madhe.
Pas 5 vitesh suksesi të pabesueshëm dhe fame ndërkombëtare, zeshkani simpatik i grupit ‘One Direction’, Zayn Malik, ka vendosur të largohet nga grupi. 23-vjecari e ka marrë vendimin gjatë momentit më kulminant të karrierës së tij, në prag të përfundimit të albumit të pestë dhe me turin botëror të lënë përgjysmë.
Malik me keqardhje i ka komunikuar fansave të tij vendimin që ka marrë duke u shprehur se nuk kishte qenë aspak e lehtë për të, por po kalon një fazë kritike dhe ka nevojë të jetojë si një 22-vjecar normal, pa qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes. “Kam 4 miq të mirë; Louis, Liam, Harry dhe Niall. E di që ata do vazhdojnë të jenë më të mirët”,- shprehu këngëtari mbështetjen për miqtë dhe kolegët e tij.
Lidhur me këtë situatë reagoi dhe Simon Cowell, producenti i talent show ‘X Factor’, nga ku edhe u krijua grupi simpatik ‘One Direction’. “Do doja ta falënderoja Zayn për gjithçka që ka bërë për grupin,- u shpreh ai,- qëkur e takova për herë të parë në 2010, kam qenë gjithnjë e më shumë krenar për të. E kam parë teksa rritet dhe më vjen keq ta shoh teksa largohet. Sa për fansat e ‘One Direction’, mund t’i siguroj fansat që pjesëtarët e tjerë të grupit janë shumë të emocionuar për të ardhmen e bandës”.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
43/6
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
16%
-
Jo
81.5%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 520
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!
2 Tetor, 12:18
-
Mesnik me mish koke dhe qepë nga zonja Albana
2 Tetor, 12:08
-
Pas 11 vitesh, Michael Schumacher shfaqet për herë të parë në publik
2 Tetor, 12:07
-
Eduard Zaloshnja: Qarku Tiranë, 19 apo 20 mandate PS-ja?
2 Tetor, 12:01
-
EMRAT/ Mashtronin qytetarët duke u marrë kartat ID dhe aplikuar për kredi në emër të tyre, arrestohen 2 të dyshuarit në Fier! Ja si funksiononte skema
2 Tetor, 11:55
-
Reçel kumbullash nga zonja Albana
2 Tetor, 11:55
-
A digjet një karrige apo ndërtohet një më e mirë?
2 Tetor, 11:53
-
Komisioni i Dezinformimit, ministri Vengu: Shqipëria shënjestër e dezinformimit nga Rusia dhe Irani
2 Tetor, 11:45
-
Vangjush Dako dhe 3 të tjerë do hetohen nga GJKKO! Për 5 ish-zyrtarë shpallet moskompetenca dhe i kalojnë Gjykatës së Durrësit
2 Tetor, 11:35
-
I shënuan 4 gola serbëve të Crvenas, Inzaghi: Paraqitje e shkëlqyer, sidomos nga Taremi
2 Tetor, 11:32
-
‘T’i shtrydhën trutë putanat’, Kujtimet e panjohura të Lasgush Poradecit për Enver Hoxhën: Kur erdhi nga Parisi, kolegët e tallnin ‘Tutkun’
2 Tetor, 11:22
-
Lideri suprem i Iranit: SHBA dhe Evropa janë problemi në rajon
2 Tetor, 11:16