Njoftimi i policisë:
Goditet një rast i prodhim shitjes së lëndëve narkotike në Vlorë! Finalizohet operacioni policor i koduar ''NDJEKJA''! Sekuestrohen 77 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa! Arrestohet në flagrancë autori! Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të një hetimi për goditjen e rasteve të prodhim shitjes se lëndëve narkotike si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e djeshme në lagjen ''11 Janari” në hyrje të autostradës Vlorë-Fier, kanë konstatuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Lënda narkotike e llojit Cannabis Sativa e paketuar në 27 pako dhe e vendosur në çanta sporti, është gjetur në brendësi të mjetit tip ''Opel'', i cili drejtohej nga shtetasi Renato Agalliu. Pas peshimit përfundimtar, lënda narkotike ka rezultuar të jetë 77 kg. Në përfundim të veprimeve hetimore Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Renato Agalliu, 51 vjeç, banues në Fier.
Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, lënda narkotike dhe mjeti tip Opel. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e të tjerë shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet hetimore iu referuan Prokuroisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprime të mëtejshme.

d.c./shqiptarja.com

VIDEO










