'Përdorimi i antibiotikeve pa kriter
dhe pa recetë, ul efektshmerinë'

'Përdorimi i antibiotikeve pa kriter<br />dhe pa recetë, ul efektshmerinë'
TIRANË - Në Ditën Evropiane të Rezistencës së Antibiotikëve  ekpertët e shëndetësisë bëjnë apel për kujdesin që duhet treguar, pasi përdorimi pa kriter i antibiotikëve ul efektshmërinë e tyre. Çdo antibiotik dhe mediakment duhet të merren në farmaci vetëm me recetë mjeku pasi efektet anësore janë të mëdha.

...
Në momentin kur prekemi nga një problem shëndetësor apo edhe një sëmundje virale e stinës, priremi që të shkoj menjëherë në farmaci për të marrë një antibiotik, dhe shumicën e rasteve edhe pa recetën e mjekut.
 
Por kjo mesa duket eshte një praktikë e gabuar për të luftuar sëmundjen. Në ditën evropiane të rezistencës se antibiotikëve, ekspertet bëjnë japin alarmin se përdorimi pa kursim i antibiotikët, ul efektshmërinë e tyre.

“Nuk duhet përdorur antibiotik kur je me grip ose kur kemi viroza stinore apo gjëra të tilla. Antibiotikët duhen përdorur vetëm me rekomandime të mjekut dhe të bazuar mbi një analizë. Farmacisti na jep direkt antibiotik dhe për një kollë. Antibiotikët nuk luftojnë gjithë mikroorganizmat. Ne e kemi të pamundur që të luftojmë bakteret, mikroorganizmat, në qoftë se kjo situatë vazhdon atëhere efekti antibiotikëve do zhduket totalisht”, deklaroi Andi Koraqi, ekspert i antibiotiko-rezistencës.

Duke përdorur pa kriter antibiotikët, jo vetëm që shtohen mikrobet rezistente dhe infeksionet e ndryshme, por gjithashtu këto mikrobe bëhen kërcënuese për jetën e pacientëve, duke zgjatur ditët e tyre nëpër spitale dhe duke vështirësuar periudhën e shërimit.
 
Në vendin tonë ende mungon një studim mbi rezistencën e antibiotikëve, dhe për të marr masat e duhura mbi përdorimin e medikamenteve të caktuara. Për këtë pritet që ministria e shëndetësisë të hartoj një ligj për sëmundjet infektive.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie