'Pasuritë minerare u shpërdoruan
Kromi e nafta, lejet me ankand'
Sektori minerar vuan nga shfrytëzimi prej kompanive të palicensuara, ndërkohë që qeveria nuk ka të dhëna, ose ka vetëm të dhëna të pamjaftueshme për këtë sektor. Deri tani, sipas minsitrit Gjiknuri, sektori është katandisur në fragmentarizim të së drejtës së shfrytëzimit, që ka sjellë kaos.
TIRANE- Sektori minerar vuan nga shfrytëzimi prej kompanive të palicensuara, ndërkohë që qeveria nuk ka të dhëna, ose ka vetëm të dhëna të pamjaftueshme për këtë sektor. Në forumin me temë “Promovimi i nismës për transparencë në industrinë nxjerrëse dhe përfitimi i komuniteteve”, zhvilluar dje në Tiranë, ministri Gjiknuri bëri të ditur se deri në fund të këtij viti do të ketë përfunduar regjistri elektronik i të gjitha koncesioneve. Ai informoi mbi një vendim të qeverisë për dhënien e lejeve dhe licensave për burimet e reja të naftës.
Sipas tij, qeveria po përgatitet që burimet e reja të naftës dhe për fushat e tjera të pazbuluara të jepen nëpërmjet proceseve të ankandeve që garantojnë transparencë dhe konkurencë. Deri tani, sipas tij, sektori është katandisur në fragmentarizim të së drejtës së shfrytëzimit, që ka sjellë kaos. Kështu ndodh psh me atë fragmentim, mbivendosje lejesh, apo probleme të tjera, sidomos në zonën e Bulqizës, e cila është kthyer në një gangrenë dhe që realisht e ka dëmtuar shumë interesin publik, ka vënë në rrezik jetë njerëzish dhe nuk po e zhvillon siç duhet industrinë nxjerrëse, sidomos në fushën e kromit.
Vetëm një regjistër elektronik do të pasqyrojë sidomos fazën e implementimit të tyre. Të gjithë duan të dinë cilat janë licensat e dhëna, në çfarë faze janë ato, si po investohet, kur skadojnë, për t’u dhënë mundësinë të tjerëve që janë më të interesuar për të investuar dhe që janë seriozë për t’i marrë ato. “Ky proces do të marrë disa muaj, por unë them se në fund të vitit ne do të kemi mundësi që të kemi një regjistër transparent me të gjitha kompanitë e listuara dhe me fazat e zhvillimit të çdo procesi. Edhe ky është një element shumë i rëndësishëm për transparencën, sepse të gjithë do të kenë mundësi të shikojnë cilët janë operatorët, si janë selektuar këta operatorë dhe çfarë po ndodh me pasuritë tona”, tha kreu i ministrisë së Energjisë.
Një fenomen tjetër i konstatuar është ai i marrjes së licensave për t’i shitur. “Ky vërtet krijon lidhje të shkurta me politikën, por fatkeqësisht nuk ndihmon zhvillimin e industrisë. Prandaj, qeveria jonë ka marrë një vendim që për burimet e tjera të naftës, për fushat e tjera të pazbuluara, për fusha të tjera me mundësi të mëdha për eksplorim, të jepen nëpërmjet proceseve të ankandeve, proceseve të transparencës dhe të konkurrencës”, u shpreh Gjiknuri. Sipas tij, në pasuritë natyrore ka shumë aktivitete të karakterit ilegal dhe shpesh edhe renta që është për t’u llogaritur nuk llogaritet siç duhet për shkak të aktiviteteve ilegale.
Shkrimi u publikua sot 25 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2997
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç
29 Nëntor, 22:51
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Lezhë/ Zjarr në fabrikën e këpucëve në Kurbin, shuhet pas më shumë se 2 orësh, digjet magazina e vajrave (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46