Prej disa ditesh ne shtyp jane bere publikime mbi nje mbyllje te Marrëveshjes Hidrokarbure “Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e naftës Amonicë” mes Albpetrol dhe shoqërisë Phoenix Petroleum sh.a. Këtë lajm e ka mbështetur sot zyrtarisht edhe Administratori i Albpetrol sh.a.
«Deshirojme te informojme opinionin publik se keto informacione jane teresisht te paverteta, te pasakta dhe qellimisht te rreme, te shperndara per te dezinformuar opinionin publik lidhur me aktivitetin e shoqerise sone. Aktiviteti yne mbeshtetet ne Marreveshjet Hidrokarbure te lidhura ne menyre te ligjshme me shtetin shqiptar dhe kompleksiteti i te drejtave dhe detyrimeve te ndersjella nuk mund te shpjegohet per publikun nepermjet informacioneve te njeaneshme e te munguara», thuhet në deklaratën e «Phoenix Petroleum” sh.a.
Phoenix Petroleum” sh.a. fton më tej adiministratorin e Albpetrol sh.a te zbatoje me seriozitet detyrimet ligjore dhe kontraktuale, te nderprese menjehere fushaten dezinformuese kunder shoqerise sone dhe te angazhoje te gjitha strukturat e specializuara shteterore per te analizuar situaten e krijuar, si te vetmen mundesi per te mbrojtur interesin publik, per te zbatuar ligjin dhe kontratat ne fjale dhe per te realizuar premtimet per dhenien fund te ndikimit te interesave personale ne menaxhimin e burimeve natyrore ne Shqiperi.
“Shoqeria jone ka nje background te qendrueshem dhe serioz te perbere nga investitore vendas dhe te huaj, ndaj dhe shpresojme qe organet shteterore ta vleresojne kete fakt me seriozitetin qe i takon dhe qe kane deklaruar publikisht, vecanerisht ne muajt dhe ditet e fundit”.
“Mbetemi te hapur per sqarime te detajuara per cdo anetar te publikut te gjere dhe medias, por gjithsesi shpresojme qe situata te mos pershkallezohet, nepermjet angazhimit nga ana jone te instancave te zgjidhjes se mosmarreveshjeve, apo atyre te ndjekjes penale”.
“Shpresojme, qe Qeveria shqiptare, si i vetmi autoritet dhe perfaqesues i burimeve natyrore kombetare, te ushtroje autoritetin e vet ne kete ngjarje te paprecedent nga ana e Administratorit te Albpetrol sh.a, veprimet e te cilit bien ndesh me klimen e mire te krijuar nga Qeveria shqiptare per thithjen e investimeve”.
“Qellimi yne eshte permbushja e perpikte e detyrimeve te marra persiper dhe realizimi i investimeve te premtuara ne kete sektor, si rruga optimale qe harmonizon me se miri interesin publik, ate shteteror, por edhe interesat tona te ligjshme te sipermarrjes”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)