Bashkia e Kamzës, e drejtuar nga Xhelal Mziu, ka nderuar ditën e djeshme, presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump me titullin ‘’Qytetar Nderi’’.
Kaq ka mjaftuar që të plasë ironia dhe të qeshurat në rrjetet sociale. Të shumtë kanë qenë postimet ironizuese, për këtë nderim të Trump nga Xhelal Mziu.
Trump u nderua nga bashkia e Kamzës me motivacionin “Si një model revolucionar i rendit të ri demokratik, një ekspert ekonomik, një negociator në politikat e jashtme, një komunikues mendjemprehtë popullor dhe një udhëheqës i kohëve moderne”.
Këshilltarët e Bashkisë së Kamzës e votuan në mënyrë unanime projektvendimin në të cilin propozohej shpallja “Qytetar Nderi” të Presidentit amerikan Donald Trump.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com