Revista e njohur  'Playboy' vendos t’i rikthehet nudizmit në kopertinë ndonëse një vit më parë kishte paralajmëruar tërheqjen nga kjo traditë me të cilën identifikohet. 

Tashmë pas 12 muajsh nudizmi kthehet në faqen e parë të revistës së njohur. Lajmi u konfirmua nga kreu i ri i revistës Cooper Hefner, djali i themeluesit mitik Hugh Hefner.

“Jam i pari që pranoi se mendimi për të tërhequr fotot nudo nga kopertina ishte një gabim”, u shpreh ai në rrjetet sociale.

Në numrin e rradhës mars- rill Playboy i rikthehet identitetit.

“I rikthehemi identitetit, duke treguar kush jemi” shtoi Hefner. Në kopertinën e revistës është edhe shkrimi emblematik: E zhveshura është normale e cila shumë shpejt u  shndërrua në një hashtag në rrjetet sociale.

Mes të rejave të tjera që priten në botimet e rradhës është edhe eleminimi i nëntitullit historik: Argëtim për burrat.

[gallery]21025[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com