'Rusi 2018', Gjermania 'super', ngec
Anglia, një shqiptar mund danezët

'Rusi 2018', Gjermania 'super', ngec<br />Anglia, një shqiptar mund danezët
Janë luajtur dhe ndeshjet e treta kualifikuese për në Kupën e Botës "Rusi 2018", për Grupet C, E, F. Gjermania fitoi lehtësisht 2:0 përballë Irlandës së Veriut në Hannover, duke e mbyllur ndeshjen në 3 minuta. Gjermanët kryesojnë grupin C me pikë të plota, 9-të.
 
Julian Draxler kalon në avantazh "pancerat" e Joakim Low në minutën e 13' të takimit. Tre minuta më pas, Sami Khedira dyfishon rezultatin. Pjesa tjetër e lojës nuk ka histori, pasi gjermanët kontrollojnë çdo cep të fushës duke "vallëzuar" me topin, ndërsa irlandezo-veriorët mjaftohen duke u mbrojtur.
 
Anglia nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0:0 në Lubjanë përballë Sllovenisë.
 
Ndërsa e papritura ka ndodhur në Kopenhagen, aty ku Mali i Zi mundi me rezultatin e ngushtë 0:1 Danimarkën. Goli për malazezët u shënua nga futbollisti shqiptarë, Fatos Beqiraj. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi