'Rusi 2018', Luksemburgu shtang
Francën në shtëpi, barazim 0:0

'Rusi 2018', Luksemburgu shtang<br />Francën në shtëpi, barazim 0:0
Qindra milionë euro në fushë, nuk arritën t'i shënojnë qoftë edhe një gol ndaj një ekipi me futbollistë gjysmë-profesionistë.

Luksemburgu bëri surprizën e madhe në Francë, duke marrë nja barazim pa gola, ndaj kundërshtarëve si Griezmann, Pogba, Mbappe, Lemar, etj. 

Gjithsesi, ky barazim i mban sërish francezët në krye të grupit A dhe nuk pritet të sjellë surpriza për kualifikimin në botëror. 

Portugalia fitoi minimalisht 0-1, në transfertën ndaj Hungarisë, ku vendasit luajtën për rreth 60 minuta me 10 futbollistë. 

Goli u shënua nga sulmuesi i Milanit, Andre Silva, pas një pasimi nga Cristiano Ronaldo, ndërsa Priskin u ndëshkua me karton të kuq për hungarezët, në minutën e 30, pas një goditjeje me brryl, ndaj Pepes.

Belgjika vazhdon marshimin në grupin H, duke fituar 1-2 në transfertën ndaj Greqisë, në një takim ku gjithçka u zhvillua në pesë minuta. 

Në fillim belgët kaluan në avantazh me anë të Vertongen, në të 70-ën, ndërsa tre minuta më pas grekët barazuan me Zeca dhe në të 75-ën, ishte Lukaku që shënoi golin e fitores. 

Në ndeshjet e tjera nuk pati surpriza, pasi Bosnjë & Hercegovina fitoi 0-4 ndaj Gjibraltarit dhe Zvicra triumfoi 0-3 ndaj Letonisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Përplasja e opozitës me gardën jashtë parlamentit/ Balla: Përsërisin marrëzitë e tyre! Po i marrin shqiptarët për budallenj, ndodh sa herë jemi afër BE-së

Përplasja e opozitës me gardën jashtë parlamentit/ Balla: Përsërisin marrëzitë e tyre! Po i marrin shqiptarët për budallenj, ndodh sa herë jemi afër BE-së