Fitorja 2:0 e Shqipërisë ndaj Liechtenstein është komentuar më shumë për vlerën e tre pikëve sesa për rezultatin dhe lojën e luajtur.
Humbja 3:0 e Italisë përballë Spanjës në Madrid bëri që kuqezinjtë t’i afrohen vendit të dytë që mbahet nga “azurrët”, në garën për një vend në Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Pikërisht ky detaj s’i ka shpëtuar mediave ndërkombëtare të cilat shkruajnë se Shqipëria ndodhet vetëm 4 pikë larg Italisë së Venturës.
Pasqyrimi në mediat ndërkombëtare:
“SportMediaset”: Shqipëria e Panuccit i afrohet Italisë. Humbja e Italisë në Spanjë kthehet në asist për Shqipërinë, kombëtarja e drejtuar nga Panucci fiton 2-0 kundër Liechtenstein dhe shkurton diferencën në klasifikim. Por i duhen 54 minuta për të kaluar në avantazh me Roshin.

“TuttoSport”: Kualifikueset e Botërorit 2018: Mirë Shqipëria e Panuçit. E drejtuar për herë të parë nga Christian Panucci, ajo kalon Lihtenshtejnin 2-0 falë golave të Roshit dhe Agollit në pjesën e dytë.

“L’Equipe”: Shqipëria mundur Liechtenstein në kualifikueset e Botërorit në Grupin ku dy vendet e para i “janë premtuar” Spanjës dhe Italisë.

FIFA: Dy fitore në dy për Shqipërinë ndaj Lihtenshtejnit. Skuadra e Panuçit vijon suksesin e fitores 3-0 në Izrael, me një sukses në shtëpi ndaj skuadrës së vogël të Liechtenstein./Panorama sport

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com