Masakruan me thikë të riun pas debateve për karikuesin e një celulari, Prokuroria e Tiranës kërkon nga gjykata të caktojë si masë sigurie atë të arrestit me burg për katër të rinjtë nga Tirana.

Report Tv ka mësuar se në Gjykatën e Tiranës është depozituar kërkesa për arrest me burg ndaj Dejvi Bitraj, Kridens Alla, Marsel Alla dhe Eugen Bitraj i dyshuari si autori i vrasjes.

Sipas hetimeve, vrasja e Marvi Mihalit është kryer me 8 goditje thike në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa menjëherë pas vrasjes 4 të dyshuarit kanë bashkëpunuar për të fshehur gjurmët.

Në lumin e Lanës, ata hodhën thikën e cila ende s'është gjetur, por policia ka mundur që me pamje filmike të fiksojë lëvizjet e tyre në zonë si dhe disa mesazhe kërcënuese të shkëmbyera mes të rinjve 1 javë para se të vrisnin 19 vjeçarin Mihali.

Në deklarimet e tyre fillimisht të arrestuarit kanë mohuar krimin port ë vënë përballë provave të policisë ata kanë pranuar duke sqaruar se ishin nisur për të mbyllur sherrin dhe jo vrarë Marvi Mihalin i cili sot është përcjellë për në banesën e fundit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com