TIRANE - 49 shtetas shqiptar janë riatdhesuar sot nga Franca pasi ata kishin shkelur rregullat e qëndrimit në zonën Shengen. Riatdhesimi i emigrantëve është bërë sot rreth orës 16:40 nëpërmjet një fluturimi charter drejt Rinasit.
 
Operacioni i riatdhesimit u zhvillua  nga Policia e Shtetit Shqiptar, përkatësisht strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit, në bashkëpunim me agjencitë ligj zbatuese Franceze dhe FRONTEX.
 
Në bordin e avionit ishte  dhe një përfaqësues i Avokatit të Popullit me qëllim monitorimin e respektimit të të drejtave të shtetasve që  u riatdhesuan si dhe në përbërje të eskortës kishte dhe një mjek e një psikolog.
 
 Nga shtetasit deportivë të kthyer, 25 prej tyre janë kthyer nga Franca, 4 nga Belgjika, 6 nga Finlanda, 7 nga Gjermania, 3 nga Spanja dhe 4 nga Italia.
Të gjithë shtetasit e kthyer sot , janë penalizuar për tre vjet mos  të udhëtojnë drejt vendeve të hapsirës Shengen.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)