Shoku Bujar një pyetje kam: Ku ishit ju kur maxhoranca, ajo që ka më shumë mundësi e instrumente, vrau katër kundërshtarë në bulevard?
Si, nuk e mban mend? Ta them unë; Ministër i Drejtësisë i asaj maxhorance ishe.
A kishte situatë më të tensionuar se ajo? Jo! Ajo situatë as që mund të krahasohet me këtë të sotmen, këtë që është tërësisht artificiale dhe e kufizuar përditë në 200 punëtorë të Bashkisë Kamëz e Vorë.
Edhe një herë; Atëherë u vranë katër kundërshtarë nga Qeveria, sot ata që vranë kërkojnë pushtet në tavolinë.
Përtej të qenit i njëanshëm, besoj e bën dallimin. Një moment, një apo dy minuta, në koshiencë e bën dallimin.
Po mire mor shok, si ka mundësi që ti i kërkon sot maxhorancës të reflektojë, kurse kur u vranë katër njerëz të opozitës, jo vetëm që udhëhoqe një fushatë të tmerrshme ndëshkimi për 200 protestues të tjerë, por dhe u ribëre ministër i Brendshëm?
Të qëndrojmë këtu; po mirë, riemërimi yt ministër i Brendshëm uli apo rriti tensionin? I paanshëm ishe ti?
Kujtoj që ju u ribëtë ministër jo se vrasësi u shkarkua apo u dorëhoq. Por sepse vrapoi të bëhej me dhunë, vjedhje dhe në tavolinën e një gjykate politike e të korruptuar, kryetar i Bashkisë Tiranë.
A e kupton se, kohët, standardet, ngjarjet nuk kanë të krahasuar?
Dhe e di pse? Sepse ju, Berisha, Basha por edhe ti, keni vendosur "standarde" kriminale, paligjshmërie, njëanshmërie, amoraliteti, të cilat nuk i arrin dot kush.
Ne kurrë! Ne kurrë si ju!
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com