'Shpikja' e shqiptarëve në Gjermani taksë azilkërkuesve për të bërë dush
Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani përveçse janë kthyer në problem për shkak të numrit shumë të lartë, tashmë po shkaktojnë dhe trazira. Rasti më i fundit ka ndodhur në një kamp Hamburg.
Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani përveçse janë kthyer në problem për shkak të numrit shumë të lartë, tashmë po shkaktojnë dhe trazira. Rasti më i fundit ka ndodhur në një kamp Hamburg.
Emigrantët në këtë kam janë përfshirë në një përleshje masive pasi një grup shqiptarët vendosën “tarifë” për refugjatët e tjerë për përdorimin e dusheve.
Në sherrin masiv në Hamburg ku azilkërkuesit u rrahën me thika dhe shufra hekuri, janë përfshirë emigrantë nga Siria, Afganistani dhe nga Shqipëria.
(Në foto: Moment nga përleshja në kampin e azilkërkueve)
Dëshmitarët thonë se kanë parë një person duke i mbajtur pistoletë në kokë një tjetëri. Policia ka ndërhyrë me qen dhe ka arrestuar persona, por nuk ka gjetur armë.
Gjatë përleshjes, pesë persona mbetën të plagosur, përshirë dhe vullnetarë që punojnë si ndihms në kamp.
Shkaku i sherrit
Përleshja masive mes azilkërkuesve kishte si arsye përdorimin e dusheve, që ndodhen në kampin në Ëilhelmsbrug në Hamburg. Emigrantët shqiptarë kishin caktuar një tarifë për azilkërkuesit e etnive të tjera për të përdorur këto dushe.
Një dyshek dhe një tendë që përdorej nga refugjatët shqiptarë iu vu zjarri dhe pas kësaj nisi një përleshje ku u përfshinë më shumë se 400 refugjatë.
Policia thotë se emigratët janë përleshur për më shumë se një orë. Mosmarrëveshje ka pasur dhe për sende të vjedhura.
Ky nuk është rasti i parë kur azilkërkuesit shqiptarë janë bërë shkak i përleshjeve të dhunshme në Gjermani. Në shtator pasi sherr masiv në Kassel, ku 14 persona mbetën të plagosur.
Redaksia Online (f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
Po
43.2%
Jo
50.4%
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4222
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?