'Shqipëria e gëzuar' e Pashk
Përvathit në Muzeun Kombëta

'Shqipëria e gëzuar' e Pashk<br />Përvathit në Muzeun Kombëta
Ekspozita personale e piktorit Pashk Pervathi “Shqipëria Vend i Bukur” është çelur në Muzeun Historik Kombëtar. Në këtë ekspozitë janë të ekspozuara 60 vepra në gjininë e peizazhit. Tematika e veprave është “Bukuria Shqiptare” e ardhur në këndvështrimin dhe penelatën e autorit Përvathi. Sipas këndvështrimit të piktorit zbulohet një Shqipëri e gëzueshme, e ardhur në miniaturë përmes ngjyrës. Veprat janë të gëzueshme dhe të realizuara direkt në penelin e natyrës.

Në ekspozitë hasim vepra nga veriu në jug, nga Alpet e Veriut në bregdetin e Jonit, nga lagunat e Vainit e Divjakës në kodrinat e Vithkuqit e Leskovikut, nga çatitë tradicionale të Beratit në ato të Gjirokastrës e Korçës,nga lumi i Erzenit në atë të Matit, nga vjeshta e Polenës në atë të Valbonës, nga liqeni i Shkodrës në atë të Pogradecit.

Piktori Pashk Përvathi nëpërmjet ngjyrës ka zbuluar të bukurën edhe në ato vende ku natyra sot është dëmtuar. Në vepra ndihet dashuria e artistit për vendin e tij. Veprat e ekspozitës janë të realizuara në harkun e 5 viteve. Kjo është ekspozita e 39-të e piktorit Pashk Përvathi.

[gallery]24145[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.