Pas çeljes së Bunk’Art, në bunkerin e nëndheshëm 5- katësh që njihet si objekti 0774, Shtëpia e Gjetheve është “vrima e dytë” e nëndheshme e rrjetit të merimangave të diktaturës që hapet për publikun pas 20 vjetësh.
Por a ka të tjera ndërtime që i kanë shërbyer diktaturës si objekt ushatarak dhe spiunazhi? Ded Nishi, inxhinier ushtarak thotë se dashur pa dashur ka qenë pjesë e këtij rrjeti, ndërsa i kthehet me një sy tjetër retrospektivës.
"Ne na çoi vetë Byroja Politike për të fortifikuar verilindjen e Shqipërisë, përballë liqenit të hidrocentraleve jugosllave në Dibër të Madhe, ku u fortifikuan mbi pesëmijë, gjashtë mijë qendra zjarri, një Shqipëri të tërë po ndërtonim", thotë Nishi.
Përpiqemi të zbulojmë se cili do të jetë objekti i radhës që do pasojë projektin e nisur nga qeveria. Dedë Nishi, pranë tabelës që tregon se godina e spiunazhit ka qenë me parë materniteti, ku mbretersha Geraldine lindi princin Leka, sugjeron se do të ishte mirë te hapej bunkeri i Zallherit.
"Mund të jetë zona e Zallherit atje ku shkonte Petrit Dumja me gjeneralët e vet që më vonë u varrosën dhe u vranë të gjithë, pastaj Shkodra", tregon inxhinieri.
Si në realitet, por edhe në konceptimin muzeal kjo godinë e frikshme e përdorur nga diktatura me dritaret që mbuloheshin me gjethet e luleve zvarritëse, mbetet totemi i kontrollit totalitar dhe kudondodhjes së tij në një formë origjinale.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO