Qeveria e Koresë së Jugut ka mandatuar që të gjithë adoleshentët nën moshën 19 vjeç duhet të instalojnë një aplikacion të quajtur "Smart Sheriff" në telefonat e tyre smart (të zgjuar).
Ky veprim është bërë për të mbrojtur fëmijët e Koresë së Jugut dhe adoleshentët nga përmbajtja e NSFW por sipas ekspertëve tiparet e këtij aplikacioni i mundësojnë qeverisë spiunimin e këtyre fëmijëve nëpërmjet agjencive të saj.
Aplikacioni, "Smart Sheriff," është financuar nga qeveria e Koresë së Jugut kryesisht për të bllokuar qasjen në NSFW dhe përmbajtje të tjera fyese online.
Përveç kësaj "Smart Sheriff" është një aplikacion me të drejta survejimi të plota. Smart Sheriff dhe të paktën 14 aplikacione të tjera lejojnë prindërit të monitorojnë fëmijët e tyre se sa kohë e përdorin ata telefonin e tyre smart (të zgjuar), se sa herë ata i përdorin aplikacionet si edhe cilat ëebsite vizitojnë. Disa aplikacione dërgojnë të dhënat e vendndodhjes të fëmijës të prindërit e tyre si edhe lëshojnë një alarm kur fëmija e tyre kërkon fjalë kyçe të tilla si "vetëvrasje", "shtatzëni" dhe "detyroj" ose kur femija i tyre mer mesazhe me fjalë të tilla.
Telekomi mbikqyrës i Koresë së Jugut, Korea Communications Commission, e cila ka fuqi gjithpërfshirëse në mbulimin e industrisë së telekomukacionit ka mandatuar që kompanitë e telekom si dhe prindërit të sigorohen që "Smart Sheriff" ose një nga aplikacionet e tjera të survejimit të jetë i instaluar në çdo telefon smart (të zgjuar) kur përdoruesi është nën moshën 19 vjeç.
Kjo mas nuk aplikohet në telefonat smart (të zgjuar) të vjetër, por shumica e shkollave i ka dërguar letër prindërve për ti inkurajuar ata që ta insalojnë aplikacionin.
Pas urdhërit nga KCC aplikacioni tashmë është shkarkuar rreth 500,000 herë.
Redaksia online
(a.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com